SYRI TV/ Djalin me sindromë 'Down' e ngelin në klasë, prindërit akuza drejtoreshës së ‘Aleks Buda’

17:30, 16/11/2023
A+ Aa A-

Ndonëse çdo ditë institucionet shpenzojnë miliona lekë për fushata sensbilizuese për socializimin dhe përkrahjen e fëmijëve me sindromën down dhe spektrin autik, e kundërta ndodh në brendësi të tyre. Milazim dhe Shyqyrie Hoxha denoncojnë në Syri Tv se si djali i tyre u ngel në klasë dhe më pas u përjashtua nga shkolla “Aleks Buda”, duke i mohuar të drejtën e ripërsëritjes së vitit. Pas insistimit të prindërve, 20-vjeçari Olsi Hoxha u regjistrua në një tjetër shkollë, por prindërit kërkojnë drejtësi që këto raste të mospërsëriten edhe me fëmijët e tjerë.

SYRI TV

Krahas problemeve të shumta me të cilat hasen fëmijët me aftësi ndryshe, atyre u duhet të përballen edhe me sfida në arsim. Ndonëse institucionet shpenzojnë miliona lekë për fushata sensbilizuese për përkrahjen e fëmijëve me sindromën down dhe spektrin autik, e kundërta ndodh në brendësi të tyre. I tillë është rasti i 20-vjeçarit Olsi Hoxha, i diagnostikuar me sindromën Down dhe elementë të spektrit Autik. Prindërit e tij Milazim dhe Shyqyrie Hoxha kanë denoncuar në Syri Tv se djalin e tyre e kanë ngelur duke i vënë nota jokaluese në gjimnazin “Aleks Buda”. Për më tepër sipas tyre drejtoresha e gjimnazit nuk ka pranuar ta regjistrojë për të ripërsëritur vitin.

Prindërit e Olsit nuk u dorëzuan derisa e regjistruan në një tjetër shkollë, por ata kërkojnë drejtësi që këto raste të mos përsëriten edhe me fëmijët e tjerë. Çështjen po e ndjekin edhe në rrugë ligjore, duke e dërguar tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Pas denoncimit të prindërve, Syri Tv u interesua edhe në Ministrinë e Arsimit, nga ku na u bë me dije se do të verifikohet rasti dhe do të ketë një përgjigje nga DPAP që do ndjekë çështjen.

Gaz: F. Çela, Op: Mersin Dervishi, Mont: O. Demo

 

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco