KAFE SHQETO/ Mosfunksionimi i gjyqësorit, avokati: Njerëzit e kanë më të leverdisshme të kthehen te vetëgjyqësia!

10:22, 10/10/2023
A+ Aa A-

Procesi i Vettingut ka krijuar kosto për qytetarët që lidhen me tejzgjatjen e proceseve gjyqësore, rritjen e ngarkesës së punës së gjyqtarëve dhe si rrjedhojë mosfunksionim të sistemit të drejtësisë në tërësi.

Ky është një prej konkluzioneve më të rënda, por edhe më realiste të nxjerra nga vetë institucionet e “Drejtësisë së re”.

Nga inspektimi është konstatuar se një gjyqtar në Tiranë përballon një volum pune jashtëzakonisht të lartë, prej 1361 çështje gjyqësore në vit. Sipas përllogaritjeve, për të ulur këtë stok dosjesh, një gjyqtar duhet të japë më së paku 4 vendime në ditë, gjë që është tërësisisht e pamundur.

Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV, ‘kafe shqeto’ avokati Ermal Hamataj.

Gjatë intervistës avokati Hamataj u shpreh se është e pamundur që një gjyqtar të jap katër vendime në ditë.

‘Një gjyqtar nga praktika nuk ka shanse të jap katër vendime në ditë. Madje do të jetë shumë i suksesshëm nëse do të japte të paktën katër deri në gjashtë vendime në javë sepse të bërit drejtësi nuk është statistikë.  Se nëse do të katandisemi te pjesa që do t’i detyrojmë gjyqtarët të marrin vendime çdo ditë për të ulur numrin e stokut, thjeshtë do të kërkojmë procedurialisht të bëjmë ca gjyqe fiktive dhe të mos presim që dikush të fitojë të drejtën e munguar ‘ u shpreh avokati për “Kafe shqeto’

KAFE SHQETO: E thënë ndryshe çalon në disa aspekte?

Avokati Hamataj: Po, po çalon në disa aspekte. Por do të përdor një shprehje e një gjyqtari të shkarkuar nga Vettingu që ka thënë në Komision: këto institucione po i kërkojnë gjyqtarve të shpallin vendime sikur po gatuajmë pica! Dhe këtu jemi katandisur.

KAFE SHQETO: Çfarë aspekti praktikë sjell kjo në mbarëvatjen e procesit dhe mbi të gjitha cilat janë rrugët që mund të ndjekin qytetarët për të pasur pak drejtësi më të shpejtë?

Avokati Hamataj: Qyterarëve iu ka ngelur vetëm të bëjnë fjalë me avokatët e tyre se praktikisht asnjë mundësi tjetër nuk u ka ngelur, as për t’u ankuar, as për t’i dëgjuar njeri. Sot jemi në kushte kur një proces gjyqësor nga më elementarët nuk e mbyll dot qoftë në Shkallë të Parë pa kaluar një vit kalendarik, duke përjashtuar vetëm çështjet penale të cilat për shkak procedurës duhet të mbyllen brenda një kohe prej gjashtë muajsh. Proceset civile dhe administrative këtu mund të zgjasin praktikisht deri në moshën e pensionit. Nuk besoj se e ka kush mendjen tek pjesa e qytetarëve, të paktën ata duhet të rregullojnë njëherë hallet dhe problemet e tyre përsa i përket ligjit dhe mënyrës se si funksion KLGJ-ja dhe pastaj po ju mbeti pak kohë të mendojnë dhe për qyterarët.

KAFE SHQETO: Çfarë ka ndodhur me kostot e këtyre proceseve? Avokatët vazhdojnë të paguhen me Vendime apo me ditë pune?

Avokati Hamataj: Është një marrëdhënie që e vendos në raport me palën me qytetarin. Por praktikisht jeni të bindur që janë rritur kostot apo shpenzimet për proces gjyqësor të paktën me dyfishin e atyre  që mund të ketë qenë para tre apo katër viteve, ku një ndër arsyet është dhe kohëzgjatja e proceseve gjyqësore sepse në qoftëse një avokat do të punonte me tarifën e para katër muajve me kaq sa zgjat sot një proces gjyqësor në fund të procesit do të harronte jo vetëm sa është paguar por do të harronte dhe emrin e palës.

KAFE SHQETO: Të dalim pak tek kostot për qytetarët. Me çfarë duhet të përballen qytetarët shqiptarë nisur nga ky proces i Vettingut tek gjyqtarët, sa i takon dhe zbardhjes së vendimeve për të cilën do të duhet një kohë dhe më e gjatë por duket se do të çalojë edhe për në shkallët e tjera të sistemit të drejtësisë, apo jo?

Avokati Hamataj: Praktikisht pasoja fundore e gjithë kësaj meseleje te qytetarët përfundon. Se e thashë një proces që zgjat më shumë në kohë normalisht do të thotë më shumë shpenzime për qytetarin. Një vendim i cili zgjat zbardhjen  3-4 -5 muaj normalisht vonon atë të drejtë që i takon dhe qytetari pret për ta marrë dhe po flasim gjithmonë për Gjykatën në Shkallë të Parë, pa ju futur pjesës që çështja shkon në Apel se andej është pjesë më vetë pastaj, por e gjitha kjo e përkthyer në kosto tek qytetarët në një farë forme do të thotë që njerëzit e kanë më të leverdisshme të kthehen tek vetgjyqësia se sa të bëjnë një proces gjyqësor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco