Gratë këllëzim ish fasonerisë turke në fier, Kondi Ilia: Kompania nuk ka respektuar legjislacionin e punës

Gratë këllëzim ish fasonerisë turke në fier, Kondi Ilia: Kompania nuk ka respektuar legjislacionin e punës

09:53, 09/10/2023
A+ Aa A-

70 gra e vajza, punëtore të fabrikës “Ozgun Kan Albania” kanë protestuar  para Prokurorisë Fier, për dhënien fund zvarritjes së shqyrtimit të kallëzimit penal ndaj kësaj kompanie, e cila në mënyre abuzive nuk ka paguar pagat për një periudhë prej dy muaj e 10 ditësh.

Ato pohuan të indinjuara se kallëzimi ka më shumë se dy muaj që “fle” në zyrat e prokurorisë dhe asgjë nuk është bërë deri më sot për t’i dhënë fund hetimit gjyqësor.

I ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ ishte avokati Kondi Ilia, i cili u shpreh se kjo kompani private, pra në sektorin privat nuk ka respektuar legislacionin e punës.

“Kompanitë mund të falimentojnë e normalisht në një treg ka disa dinamika të cilat e çojnë një kompani drejt falimentit, por në këtë rast ne dyshojmë se ndodhemi përballë një fakti penal”- tregoi ai.

Për më tepër, ndiqni deklaratën e plotë:

Flavio: Si është e mundur që diçka e tillë të vazhdojë për ditë e muaj të tëra e mos të ketë asnjë mbrojte nga ana e shteti?

Kondi Ilia: Së pari dua të theksoj se ndodhemi përballë faktit se një kompani private pra në sektorin privat nuk ka respektuar legislacionin e punës dhe më konkretisht 70 punonjëse të një sektori të caktuar në një ditë të bukur i kanë lënë në rrugë, ata dhe familjet e tyre.

Tani çështja është a ndodhin këto rëndomtë në Shqipëri? Padyshim! Këto nuk janë raste të izoluara, por janë raste të shumta, veçanërisht në fasonerit ku vihet re një gjë e tillë.

 Kompanitë mund të falimentojnë e normalisht në një treg ka disa dinamika të cilat e çojnë një kompani drejt falimentit, por në këtë rast ne dyshojmë se ndodhemi përballë një fakti penal.

Ne si Union i Sindikatave të Shqipërisë, të krijuar së fundmi në një koalicon të gjerë që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, kemi bërë një kallëzim penal ndaj kësaj kompanie për shkak se ka çuar në faliment kompaninë e vet në mënyrë të qëllimshme duke bashkëpunuar me persona të tjerë, për të krijuar një subjekt tjetër privat më të njëjtat proçese pune.

Kjo do të thotë se në mënyrë të qëllimshme dyshojmë se këta persona kanë ngelur pa punë dhe nuk janë paguar pagat që nga Mars i vitit 2023.

Për këtë arsye kemi ndërmarrë dhe ju kemi dhënë asistencë falas 70 punëtorëve që kanë mbetur pa punë duke bërë kallëzim penal dhe duke ja referuar çështjen Inspektioriatit të Punës, të cilët menjëherë kanë mbledhur dokumentacionin e nevojshëm duke i vendosur gjobë në një vlerë të konsiderueshme kësaj firme”.

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco