VIDEO-SYRI TV/ Projekti Thumanë-Kashar, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ka mungesë transparence

VIDEO-SYRI TV/ Projekti Thumanë-Kashar, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ka mungesë transparence

21:05, 17/03/2023
A+ Aa A-

Projekti i autostradës Thumanë-Kashar ka marrë vëmendjen e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili ka evidentuar shkelje nga më të ndryshmet, përfshirë mungesën e transparencës dhe cënimin e sigurisë juridike të banorëve.

Teksa sqaron shkeljet ligjore, Komiteti Shqiptar i Helsinkit thekson nevojën e vlerësimit dhe shpërblimit të drejtë të banorëve.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar në lidhje me projektin e autostradës Thumanë-Kashar, në zbatim të të cilit do të prishen 20 banesa private dhe 23 hektarë tokë bujqësore.

Përballë një koncesioni të panjohur për banorët për ndërtimin e autostradës, vërehet se ka mungesë transparence, konsultimi dhe cënim të parimit të sigurisë juridike të banorëve.

Ndër shkeljet e evidentuara renditet fakti se banorët nuk janë njoftuar dhe as konsultuar për këtë projekt, nuk disponojnë asnjë informacion mbi të, si dhe nuk janë njoftuar në formë zyrtare as për çmimin e shpronësimit, sikundër parashikon ligji.

Gjatë periudhës së monitorimit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit vërejti se kompania ndërtuese nuk kishte marrë leje as zhvillimore dhe as ndërtimore, çka bie ndesh me ligjin, por pavarësisht kësaj punimet kanë vazhduar nga Zona e Fushë- Prezës drejt fshatit Bërxullë.

Vëzhguesit vërejtën se IKMT-ja dhe IMT-ja Vorë nuk kanë kryer asnjë verifikim dhe as kanë ndërhyrë për pezullimin e veprimeve ndërtimore të kryera pa lejen e organeve kompetente.

Duke patur parasysh çështjet e parashtruara më lart, Komiteti Shqiptar i Helsinkit thekson nevojën e vlerësimit të drejtë dhe të plotë të masës së shpërblimit për shpronësimin e banorëve në përputhje me procedurat ligjore, si dhe çmon të nevojshëm konsultimin paraprak dhe sqarimin e banorëve, nëse do të ndiqet një procedurë shpronësimi në tokat e tyre.

Gazetare: F. Çela, Pamjet: Syri Tv, Montazhier: N. Stafa 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco