Largimi i ‘bluzave të bardha’/ Dika: Paga e mjekut të vendoset nga tregu. Autonomia spitalore, zgjidhje e problemit

Largimi i ‘bluzave të bardha’/ Dika: Paga e mjekut të vendoset nga tregu. Autonomia spitalore, zgjidhje e problemit

21:02, 21/01/2023
A+ Aa A-

Pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë, Qamil Dika duke folur në MCN TV mbi problematikën e largimit të “bluzave të bardha” nga Shqipëria, renditi si dy nga arsyet kryesore, nivelin e pagave dhe infrastrukturën në institucionet e shërbimit dhe kujdesit mjekësor.

Sipas Dikës, në momentin që do vendosë tregu pagën e një mjeku dhe infermieri, fenomeni do fillojë të zgjidhet.

Ai theksoi se autonomia spitalore do ishte zgjidhja përfundimtare e këtij problemi.

“Është një situtë e cila duhet të na bëjë të analizojmë më mirë sesi mund ti kënaqim këto burime njerëzore, këta mjek, këta profesionistë sepse nuk bëhet fjalë vetëm për mjekët, padiskutim infermierët, laburantët, farmacistët së fundmi, stomatologët po shkojnë gjithmonë e më shumë në drejtim të largimit të tyre. Kjo vjen së pari në bazë të të pagës që ata marrin por edhe të infrastrukturës që ofrojnë instuticionet e shërbimit dhe të kujdesit shëndetësor. 

Duhet të kultivohet më shumë rritja e pagës dhe zgjidhja do të ishte konkurrimi me paga reale të instuticioneve që ofrojnë shërbim shëndetësor publik. Sa kohë që institucionet do të paguajnë mjekët në nivel të pagave në buxhetimin historik sigurisht do të ketë gjithmonë probleme.

Në momentin që do të jetë tregu që do të vendosi se cila mund të jetë paga e një mjeku, e një infermiereje, e një profesionisti të shëndetësisë unë besoj se ky fenomen do të filloj të zgjidhet. Praktikisht autonomia spitalore e institucioneve publike do të ishte zgjidhja përfundimtare edhe e këtij problemi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco