SYRI TV/ Ndërtimi i rrugës Korçë - Ersekë, banorët e fshatit Psar kanë ankesa: Nuk ka mbikalime

14:41, 21/01/2023
A+ Aa A-

Shumë banorë të Kolonjës, të cilët preken nga ndërtimi rrugës Korçë-Ersekë, kanë shprehur pakënaqësi për këtë vepër inxhinierike. Banorët thonë se në rrugën e re nuk janë parashikuar rrugë dytësore për t’u mundësuar shkuarjen në ara, ndërsa kanë ankesa dhe për dëmshpërblimet.

Nga SYRI TV

Rruga e re Korçë - Ersekë pritet të penalizojë shumë fermerë të bashkisë së Kolonjës. Të tillë janë banorët e fshatit Psar, të cilëve rruga e re u kalon përmes tokave, duke lënë një pjesë të tyre në krahun tjetër të fshatit.

Banorët thonë se deri më tani, ku aksi është në fazë ndërtimi, nuk janë parashikuar as nënkalime apo mbikalime, që ata të kenë mundësi të shkojnë në tokat e tyre.

Gjithashtu, banorët shprehen të pakënaqur edhe me dëmshpërblimin që u është dhënë për t`u marrë tokën, në të cilën po ndërtohet rruga.

Në të tilla kushte, kur rruga e re do të duhet të sjellë zhvillim, banorët shprehen skeptikë për të duke, thënë se fshati do të vijojë të braktiset.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco