‘Çmendet’ ministrja Kushi, urdhëron përsëritjen e vitit shkollor për nxënësit e 'Klasës I-rë' që kanë lindur në muajt...

‘Çmendet’ ministrja Kushi, urdhëron përsëritjen e vitit shkollor për nxënësit e 'Klasës I-rë' që kanë lindur në muajt...

14:52, 20/01/2023
A+ Aa A-

Një denoncim sa i pakuptimtë dhe skandaloz ka ardhur në redaksinë e SYRI-t, në lidhje me një udhëzim të fundit të Ministrisë së Arsimit për shkollat fillore private në mes të vitit shkollor 2022-2023.

Prindërit janë vendosur para faktit të kryer se fëmijët e tyre që ndjekin klasën e parë fillore, por që kanë lindur në muajin nëntor dhe dhjetor do duhet të përsërisin vitin shkollor.

Ky urdhër i është njoftuar fillimisht prindërve në mënyrë verbale nga drejtuesit e shkollave private, por që sipas tyre do u vendosin në dispozicion edhe në mënyrë zyrtare.

Kujtojmë që sipas udhëzimit në fuqi, theksohet se 'nëse fëmija është 5 vjeç dhe i mbush 6 brenda dhjetorit, atëherë mund të futet në klasë të parë në shtator'. 

Presim që MAS të reagojë në lidhje me këtë denoncim dhe të sqarojë se si qëndron e vërteta e këtij njoftimi që ka vendosur në alarm prindërit me këtë vendim anormal.

Postimi i plotë në Facebook i babait të një vajze në klasë të parë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco