Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

Pedagogët vazhdojnë bojkotin: Protesta është ekonomike dhe sociale

Pedagogët vazhdojnë bojkotin: Protesta është ekonomike dhe sociale

13:16, 26/10/2022
A+ Aa A-

Pedagogët deklaruan vijimin e bojkotit edhe pas mbledhjes së forumit.

Pedagogu Sandër Kovaçi ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit Edi Rama, i cili ka deklaruar disa ditë më parë se protesta e tyre është e motivuar politikisht. Në një intervistë për Euronews Albania, Kovaçi u shpreh se kjo është propagandë. Ai nënvizoi se protesta bëhet për arsim të lartë cilësor dhe çështje ekonomike.

“Ju e patë që nuk kishte asgjë politike, çështja është ekonomike, sociale, strukturore, që ne kërkojmë ndryshim në arsimin e lartë. Ideja e propogandës së palës tjetër për ta paraqitur si një nismë politike, është vetëm tendencë për të degjilitimuar kërkesat shumë të drejta të profesorëve dhe tendencë për të shuar akuzat që janë reale, që qeveria dhe politikbërja nuk janë marrë me universitetin. E vërteta është e kundërta. Ne nuk jemi fare me politikën, ne kemi interes kombëtar që është zhvillimi i arsimit të lartë cilësor”, theksoi ai.

Ndryshe nga herët e tjera protesta e pedagogëve këtë të mërkurë u organizua ndryshe.

Ata mblodhën një forum me akademikë dhe studentë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco