Fillon java e re, temperatura të larta deri në 40 gradë

Fillon java e re, temperatura të larta deri në 40 gradë

07:09, 25/07/2022
A+ Aa A-

Gadishull i Ballkanit vijon të ndikohet nga Anticikloni afrikan duke mbajtur temperatrua të larta në territorin të Shqipërisë në fillimin e javës.

25 korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore  pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      17/38°C
Zona e ulët         15/40°C
Zona bregdetare  22/37°C

Kosova, 25 korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri -Lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 17°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 33°C -35°C .

26 korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat malore pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      16/35°C
Zona e ulët         18/39°C
Zona bregdetare  22/36°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco