Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Konventa e Republikanëve, çfarë solli? I ftuar: Enri Ceno

VIDEO SYRI TV/ Dështon prodhimi i nektarinës në Fier, fermerët: Frutin nuk e hanë as bagëtitë

14:48, 17/06/2024
A+ Aa A-

Fermerët që kultivojnë Nektarinë në fshatrat e Fierit këtë vit u ka dështuar prodhimi. Në Frakull, dhjetëra hektarë sipërfaqe me nektarin u dëmtuan vetëm pak ditë para pjekjes, duke e nxjerr prodhimin jashtë kushteve për tregtim. Fermerët thonë se pas fatkeqësisë natyrore, janë braktisur dhe nga ministria e bujqësisë.

Nga SYRI TV

Siç shihet nga pamjet, nektarinat nuk janë më për treg.

Kokrrat e frutave kanë pësuar dëme të mëdha nga breshëri, ndërsa sipas fermerëve ato nuk janë më as për konsum nga bagëtitë.

Nesti dhe Klejdi Troka në Frakull të Fierit kanë afro 10 hektarë tokë të mbjellë me nektarina, por prodhim për këtë vit për të shitur në treg nuk kanë. Ata thonë se pas fatkeqësisë natyrore, një tjetër fatkeqësi është dhe më e madhe, braktisja nga shteti.

Administratori i njësisë Frakull Dashamir Troka, gjatë një kontakti telefonik, ka pohuar se askush në Republikë nuk ka marr dëmshpërblim përveç rasteve nga përmbytjet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco