Problematikat në arsim/ Ruçi: Rënie e nivelit arsimor, duhen hartuar reforma të reja

15:37, 17/06/2024
A+ Aa A-

Gjuha e përdorur në analizën e rezultateve të testit PISA për Shqipërinë muaj më parë la shumë hapësirë për shumë diskutime.

“Gjatë analizës, Shqipëria është përmendur disa herë si një anormalitet negativ”, thuhet në pjesën e konkluzioneve që përmbledh në fakt rënien drastike të rezultateve të nxënësve nga Shqipëria në test.

Megjithatë nuk mund të lëmë pa përmendur edhe këtu faktin se me në provimin e dytë të maturës shtetërore 2024, ka rrjedhur rishtazi në rrjetet sociale teza e provimit, pak minuta përpara se të nisë testimi duke treguar haptazi se si funksionon në vend sistemi arsimor.

Ekspertja Irsa Ruëi e ftuar në intervistën e mesditës në 'Syri Televizion' u shpreh se prej më shumë se 30 vitesh, sistemi arsimor po shkon drejt degradimit dhe qeveria nuk po merr asnjë masë pë ta parandaluar këtë fenomen.

Pjesë nga biseda:

 

‘Ne kemi gati 30 vite që sistemi ynë arsimor po shkon drejt degradimit dalëngadalë pasi në arsim asnjëherë nuk duken për momentin as lajmet e mira as të këqija.

Në arsim hartohen politika sot dhe ndoshta për 10 vite ose më shumë po shohim si po bie sistemi arsimor e tanimë është në pikën që është shfaqur ku duket se ka rënë dhe në pah del e gjitha ajo që ka ndodhur, një mosbalancim i politikave me arsimin.

Sa dekada kanë kaluar dhe sa shumë kanë ndryshuar kushtet ekonomike sociale e kulturore të vendit dhe sa shumë është zhvilluar teknologjia ku ne jetojmë në një botë digjitale e nuk mund të kemi më atë sistem arsimor i cili është shumë i prapambetur me zhvillimin që duhet të kishte Shqipëria.

Shikoj dhe dëgjoj shumë takime që bëhen me vendet jashtë dhe është e vërtetë që kudo sistemi arsimor ka ngërçet e veta, por atje merren masa ndërsa këtu tek ne mungon edhe vullneti për t’i marrë ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco