Lajmi i fundit

CIM PEKA LIVE/ Intervistë e pazakontë me Ilir Metën, ç'do ndodhë mes tij e Kryemadhit?

Qytetarët reduktojnë ditët në plazh, pushuesit: Çmimet të larta! Operatorët me më pak se 50% të kapacitetit

17:04, 24/07/2022
A+ Aa A-

Numri i pushuesve në plazhin e Shëngjinit është mjaft i ulët edhe në fundjavë. Pushuesit thonë se për shkak të çmimeve të larta kanë reduktuar ditët e pushimeve, ndërsa operatorët turistikë bëjnë me dije se po punojnë më pak se 50% të kapacitetit të tyre.

Edhe këtë të diel të parafundit të muajit korrik numri i pushuesve në plazhin e Shëngjinit është mjaft i ulët. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë pushuesit janë të pakët, çka e dëshmojnë dhe çadrat dhe shezlonget e boshatisura.

Operatorët turistikë thonë se aktualisht po punojnë më pak se 50% të kapacitetit të tyre. Zef Shtjefni këtë situatë e lidh me pa sigurinë ndërkombëtare dhe rritjen e çmimeve. Shtjefni thotë se mungon krahu i punës dhe stafet e kualifikuar si shkak i një psikoze të largimit të rinjve.

Pushuesit thonë se çmimet janë rritur dhe kjo situatë krize po i detyron që të reduktojnë pushimet.

Në kushtet e krizës shpresat e biznesit vendas në Shëngjin mbeten te kthimi i emigrantëve gjatë muajit gusht, të cilët mund të popullojnë bregdetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco