Lajmi i fundit

Karteli i Sinaloa, lidhjet nga Rumania në Shqipëri/ Liviu Alexa flet për SYRI TV

Moti të enjten dhe të premten në Shqipëri dhe Kosovë

Moti të enjten dhe të premten në Shqipëri dhe Kosovë

07:30, 21/07/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presioni i lartë atmosferik dhe masa ajri nga Afrika ku priten temperatura të larta në të gjithë  territorin e Shqipërisë.

E enjte 21 korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta pasdite. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/33°C
Zona e ulët         16/38°C
Zona bregdetare  20/36°C

E premte data 22 korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore  pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      16/35°C
Zona e ulët         17/40°C
Zona bregdetare  20/36°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco