Të martohesh në kishë, por po aq bukur edhe në xhami: Shih ç'ndodh në Elbasan Në ambientet e xhamisë së Ballies, ku nën drejtimin e Imam Dorian Balliut u organizua akti i Nikahut

Të martohesh në kishë, por po aq bukur edhe në xhami: Shih ç'ndodh në Elbasan

09:54, 20/07/2022
A+ Aa A-

Martesa në kishë që e kemi parë shpesh si ritual, ka madhështinë edhe emocionin e saj për forcimin e lidhjes së çiftit. Por, martesa në xhami që jo aq shpesh është ndeshur, si kjo që ndodhi së fundmi në Elbasan, ka të njejtën bukuri dhe jep të njejtën forcë besimi tek ata që lidhen në martesë. E tillë ishte lidhja e dy të rinjve, Armelës dhe Redonit, që me freskinë, modernitetin që sollën bashkë me një seriozitet dhe respekt të madh, kryen aktin e Nikahut.

Ndiqni kronikën e sjellë nga gazetari Migen Sejdini nga xhamia e Ballies në Elbasan.

"Pas bekimit që qindra besimtarë muslimanë i dhanë Xhamisë së Ballies në inagurimin e saj ditën e Kurban Bajramit, është kjo xhami e cila ka nisur edhe t'i bekojë besimtarët e saj. 

Janë të shumta kërkesat e të rinjve, të cilët duan që martesën e tyre ta kurorëzojnë në xhaminë e Ballies. Ndaj, në ambientet e xhamisë së Ballies nën drejtimin e Imam Dorian Balliut u organizua akti i Nikahut, martesës religjoze së çiftit Armela dhe Redon.

Dy të rinjtë në prani të familjarëve dhe miqve të tyre u kurorëzuan në martesë.

Ky akt për besimtarët myslimanë ka të njëjtën rëndësi si martesa civile, e cila rregullon marrëdhëniet martesore në shoqërinë shqiptare, por që është një martesë e ndryshme në procedurë dhe substancë.

Emocionet që ka përcjellë kjo ceremoni kanë qenë të mëdha, jo vetëm për Armelën dhe Redonin, por edhe të afërmit dhe miqtë e tyre, pasi Xhamia e Ballies, e rindërtuar pas 55 vjetësh, prezantohet madhështore. Në rindërtimin e saj janë aplikuar risitë më të fundit si në përqasjet artistike ashtu edhe në aplikimet e teknologjisë së ndërtimit.

Me këtë rast, Myftinia Elbasan i njoftoi të gjithë qytetarët dhe besimtarët elbasanas se xhamia e Ballies do të jetë në dispozicion për ditën më të rëndësishmë të çifteve për kryerjen e aktit të Nikahut dhe i uroi këtij çifti, martesë të lumtur dhe të bereqetshme!"/ar.sh.SYRI.NET

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco