VIDEO-SYRI TV/ Lagjja e Fierit vuan mungesën e ujit, tek 50 familje pikon një orë në ditë

11:59, 06/07/2022
A+ Aa A-

Mbi 50 familje që jetojnë përgjatë lumit Gjanicë në lagjen “Liri” të Fierit vuajnë mungesën e ujit. Banorët shprehen se edhe pse janë taksapagues të rregullt uji në çezmat e shtëpisë tyre vjen vetëm 1 orë në ditë, çka e bën të pamundur për ta jetesën në këto kushte.

Nga SYRI TV

Banorët shprehen se mungesa e ujit në banesat e tyre mbetet një problem i pazgjidhur prej vitesh pavarësisht kërkesave të shumta që janë bërë në bashki.Të indinjuar ata i bëjnë thirrje pushtetit qendror t’u japë zgjidhje pasi siç deklarojnë edhe vet, kryetari i bashkisë Armando Subashi nuk do t’ia dijë për ta.

Dikur kjo lagje e Fierit ka qenë një ndër më të populluarat por mungesa e investimeve ka bërë që nga 120 familje dikur të mbeten vetëm 50.

Rinia është larguar drejt vendeve fqinje për një jetë më të mirë ndërsa në lagje kanë ngelur vetëm të moshuarit e këto vetëm nga pamundësia ekonomike për t’u zhvendosur në një zonë tjetër me kushte më të favorshme për të jetuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco