Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me simpatizantë në Durrës

Moti sot dhe parashikimi për të mërkurën, 7-8 qershor 2022

Moti sot dhe parashikimi për të mërkurën, 7-8 qershor 2022

07:00, 07/06/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të sjellin rënie të  temperaturave në vendin tonë gjatë kësaj jave.

E martë 7 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në Veri-lindje . Era do të jetë drejtim Veri-lindje me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,2 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      16/29°C
Zona e ulët          17/34°C
Zona bregdetare  20/33°C

Kosova, e martë 7 qershor 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe rrebeshe me stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 13°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 24°C -27°C .

E mërkurë 8 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në mesditë dhe pasdite në veri-lindje dhe veri perëndim dhe zonën qëndore. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/27°C
Zona e ulët          16/32°C
Zona bregdetare  18/30°C/Sipas RTSH

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco