VIDEO-SYRI TV/ Varri i Skënderbeut kthehet në banjo publike, banorët: Ky problem është shqetësues

VIDEO-SYRI TV/ Varri i Skënderbeut kthehet në banjo publike, banorët: Ky problem është shqetësues

13:53, 19/12/2021
A+ Aa A-

Mungesa e banjave publike ka bërë që zona arkeologjike pranë vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë të shërbejë si e tillë për qytetarët. Të intervistuar nga SYRI TV banorët bëjnë me dije se ky problem është mjaft shqetësues ndërsa apelojnë që bashkia të gjejë një zgjidhje sa më parë.

Nga SYRI TV

Edhe në momenti që kamara e Syri Tv po filmonte këtë fenomen shqetësues, disa prej qytetarëve nuk hezituan për të kryer nevojat e tyrë përsonale.

Në mungese të banjove qytetarët ju drejtohen mureve antik për të kryer nevojat e tyre personale, duke degjeneruar në këtë mënyre vlerat historike të këtij qyteti 2400-vjeçar. Ata  thonë se mungesa e banjove në qytet është problem mjaft shqetësues, ndaj bashkia duhet të ndërhyje për zgjidhjen e kësaj maskarade.

Shumë turistë ngelin të tmerruar me ato çfarë shikojnë në një zonë të tillë arkeologjike.Pavarësisht se ky problem vijon prej vitesh ende nuk është gjetur një zgjidhje përfundimtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco