Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

I ftuar për të folur për ndryshimin e termit 'Krishtlindje', pastori bën deklaratën: Pandemia është krijuar nga njeriu

I ftuar për të folur për ndryshimin e termit 'Krishtlindje', pastori bën deklaratën: Pandemia është krijuar nga njeriu

12:34, 13/12/2021
A+ Aa A-

Jemi në prag të Krishtlindjeve, një festë katolike. Po nisur të paktën nga vendi ynë kjo festë festohet dhe nderohet dhe nga komunitet e tjera fetare, sikundër dhe katolikët në rastin e festave të myslimanëve janë aty për ta në shenjë solidariteti.

Por një udhëzues i brendshëm i Komisionit Evropian i quajtur ‘Unioni i barazive’ kërkon shmangien e përdorimit të termit Krishtlindje në vendet e Bashkimit Evropian, arsyeja? Për të mos ofenduar sipas tyre ato pakica të tjera që kanë një fe ndryshe dhe mund të ndjehen keq nga përdorimi i emrit ‘Krishtlindje’.

Ata kanë kërkuar të heqin dhe emrat që kanë një nënkuptim fetar. Kërkojnë që emrat të jenë gjenerik të cilët nuk shprehin asnjë përkatësi origjinare apo fetare. Duan të zhdukin dhe konceptin e Krishtlindjeve mos ta quajnë më të tillë, po të jetë periudha festive ajo midis javës së fundit të dhjetorit dhe sigurisht ditës së parë të janarit.

Për të folur në lidhje me këtë çështje kaq sensitive për miliona njerëz në mbarë botën ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ pastori Paulin Vilajeti.

Pastori u shpreh se kjo rezolutë e Bashkimit Evropian është agjentë komuniste, fashiste dhe naziste dhe që në mënyrë brutale të dhunshme duan të zhdukin simbolet që identifikojnë komunitetet fetare.  

‘’Unë do të them një gjë kjo është një agjentë komuniste. Jam i bindur që në mënyrë absolute forcat e majta duan që në mënyrë më brutale, të dhunshme diktatoriale të vendosin dhunën e tyre mbi çdo lloj simboli që mund të karakterizojë apo mund të identifikojë në mënyra të ndryshme, komunitetet të ndryshme të cilat janë komunitete fetare . Unë do të them një gjë ‘Gëzuar Krishtlindjet’. Krishtlindje është festë të cilët e kanë vendosur të krishterët dhe kjo tashmë është bërë një festë mbarë botërore të cilët e marrin dhe e vendosin të gjithë njerëzit dhe zbukurojnë këtë muaj me këtë urim. Një gjë dua të them kushdo mund të zgjedh të mos i vendos këto simbole të Krishtlindjes për një aryse sepse kjo është për të krishterët edhe nëse dikush ndihet i fyer ai nuk ka aryse për ta vendosur. Unë njoh njerëz të cilët nuk i vendosin simbolet e Krishtlindjes për shkak se i përket një besimi tjetër. Por që të fillosh duke thënë që ne tashmë do të bëjmë një ligj ku nuk do themi më ‘Gëzuar Krishtlindjet’ por do themi ‘Gëzuar Festat’ e para herë kjo nuk do të arrihet për tu bërë por e dyta është fashizëm, është nazizëm , është komunizëm. Është një nga herët e rralla që unë janë dakort me Papën, i cili e ka përcaktuar qartë që është më të vërtë një forcë diktatoriale që kërkon ta transformojë, kërkon ta tjetërsoj atë të cilën është vendosur në shekullin e katërt që Krishtlindja të jetë me datën 24 dhjetor dhe përgjatë këtyre mijëra viteve është festuar. Kush e ka këtë prioritet?’ është shprehur pastori në lidhje me rezolutën e propozuar nga BE-ja.

Flori: Ndoshta t'i japim pak eksperiencë nga e jona BE-së, çfarë ndodhi pas shembjes së kishave dhe xhamive dhe zhdukjes së çdo simboli në Shqipëri tonë, fanar ndriçues të komunizmit global’.

Pastori: Unë do të them një gjë. Ajo që unë shikoj është një agjentë demonike dhe jam e bindur që ajo agjenta e cila komunizmi në Shqipëri e përdori në mënyrën më brutale nga ana vizive duke shembur kisha duke shembur xhamitë, tashmë ato duan që me veprimet e tyre ta shembin kishën nga brenda. Brenda këtyre dy vite kjo nuk ka qënë një periudhë pandemike, kjo ka qënë një periudhë kundër racës njerëzore. Jam bindur që kjo pandemi është krijuar nga njeriu dhe unë nuk jam një njeri konspiracionist, por jam i bindur se nuk është e mundur që në dy vite me radhë është si në një fushë futbolli që ti loz dhe nuk del topi asnjëherë jashtë, që do të thotë është llogaritur që të mos dal topi jashtë. Është llogaritur që kjo pandemi të mos ik dhe në mes të kësaj pandemie tani dalin dhe thonë që duam të heqim edhe: Gëzuar krishtlindjet, pra ti quajmë 'Festat e fundvitit'. Unë e kam vënë re kryeministri i Shqipërisë ka bërë një urim të tillë: Gëzuar festat e fundvitit. Ai mund të zgjedh, unë mund të zgjedh kushdo tjetër mund të zgjedh por ti nuk mundesh sepse është diktaturë të vendosësh dhe të thuash: nuk thuhet më ‘Gëzuar Krishtlindjet’. Nuk është vetëm kjo sepse ka dhe skandale të tjera, nuk e di a keni vënë re. Kanë filluar të vendosin babagjyshin e Krishtlindjes duke e transformuar në një homoseksual. Imagjino se sa e tmerrshme dhe sa e dhimbshme është kjo luftë. Ka mbi 2000 vjet që provohet për tu vrarë Krishti, nuk do të arrihet të vritet Krishti, Krishti ka lindur dhe është Krishtlindje. Edhe kjo puna e Santa Claus-it që e kanë kthyer në një homoseksual, mua nuk më fyen personalisht por është fyese në një drejtim tjetër. Kryetari i Bashkisë së  Tiranës mund të zgjedh që në qendër të Tiranës ta vendos pemën e Krishtlindjes apo mos ta vendos. Po ai nuk ka asnjë të drejtë që në majën e pemës të mos vendos yllin e lindjes së Krishtit. Ai nuk mundet që ta deformojë këtë simbol, ai nuk mundet që nesër të vendos një Santa Claus apo Shën Nikollën që siç quhet në shqip, një Shën Nikollë i cili është homoseksual në mes të qyteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco