FOTO/ Ikën shiu, vijnë ngricat, ja moti për javën që vjen

FOTO/ Ikën shiu, vijnë ngricat, ja moti për javën që vjen

15:49, 12/12/2021
A+ Aa A-

Reshjet e shiut pritet që të ndërpriten nga mesdita e së hënës, por vendi do të pushtohet nga moti i ftohtë dhe me ngrica.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për javën që vjen.

Parashikimi i motit:

Në vend po shihet qartë që reshjet e shiut janë pakësuar dhe janë ndërprerë në shumë zona. Përmirësimi i motit do të vijojë në javën që pritet të nisë.

Thuajse gjatë gjithë javës do të ketë në qarkullim masa ajri të ftohta të cilat do të sjellin kryesisht rënie temperaturash duke sjellë më së shumti ngrica përgjatë akseve rrugore.

Në zona të thella malore dëbora parashikohet të mbesë e grumbulluar si shkak i temperaturave të ulta.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 dhe 4 ballë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco