VIDEO/ Izolimi i banorëve të Levan, qytetarët: shteti vjen vetëm kur kërkon vota

VIDEO/ Izolimi i banorëve të Levan, qytetarët: shteti vjen vetëm kur kërkon vota

15:17, 12/09/2021
A+ Aa A-

Banorët e Levanit në Fier janë të izoluar pasi prej vitesh urat që lidhin këtë zonë më qendrën e njësisë administrative  janë të amortizuara. Qytetarët thonë se shpesh kanë bërë ankesa, por deri tani përveç heshtjes së bashkisë Fier ata nuk kanë marrë asgjë tjetër.

Nga Syri Tv

Dy ura metalike të improvizuara në dyja anët e lumit në Levan të Fierit rrezikojnë çdo ditë jetën e banorëve të zonës. Shkak është amortizimi i tyre pasi dyshemeja është shkëputur nga bazamenti sikundër në anësore janë hequr mbrojtëset në pjesën më të madhe të tyre.

Ankesat e qytetarëve kanë qenë të vazhdueshme, por deri tani përgjigjet nuk kanë ardhur kurr. Ata thonë se së shpejti do të organizojnë një protestë pasi siç duket py problem po mbetet pa zgjidhje.

Në këto dy ura kalojnë banorë kryesishtë të moshuar por edhe nxenës shkollash  duke rrezikuar kështu jetën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco