Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

Pejsmejkeri i ri ndryshon totalisht funksionimin e një zemre me insuficiencë

Pejsmejkeri i ri ndryshon totalisht funksionimin e një zemre me insuficiencë

11:18, 19/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një pejsmejker i ri mund të përmbysë simptomat e dështimit të zemrës duke ndryshuar mënyrën se si zemra prodhon energji. Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit dhe British Heart Foundation treguan se kyjopajisje mund ta “ritrajnojë” zemrën të përdorë yndyrën si burim energjie, në vend të sheqerit.

Studimi përfshiu 14 pacientë me dështim të zemrës, të cilëve iu vendos një pejsmejker i veçantë i quajtur terapi e risinkronizimit kardiak (CRT). Kjo pajisje e ndryshon burimin e energjisë së zemrës nga glukoza në yndyrë brenda vetëm dy minutash. Në dështimin e zemrës, zemra shpesh ndalon përdorimin e yndyrës si karburant kryesor dhe kalon te sheqeri, gjë që mund të rrisë stresin dhe të dëmtojë më tej muskujt e saj.

Image

Pas gjashtë muajsh me pejsmejker, dhoma kryesore e pompimit të zemrës, barkushja e majtë, ishte zvogëluar mesatarisht me 50 për qind. Gjithashtu, funksioni i pompimit të zemrës ishte përmirësuar me më shumë se një të tretën. Pacientët raportuan më pak gulçim, lëvizshmëri më të mirë, më pak dhimbje dhe nivele më të ulëta ankthi dhe depresioni.

Sipas studiuesve, ngadalësimi i sinjaleve elektrike në zemër mund të prishë mesazhin që e nxit atë të përdorë yndyrën si burim energjie. Pejsmejkeri CRT e rikthen këtë sinjal duke rregulluar koordinimin elektrik të zemrës, duke ndihmuar kështu rikuperimin e saj.

ImageEdhe pse studimi ishte në fazë të hershme dhe me pak pacientë, rezultatet sugjerojnë se kjo qasje mund të hapë rrugë për trajtime të reja të dështimit të zemrës, të përqendruara te metabolizmi i energjisë së zemrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco