Konsumimi i kafesë nga gratë shtatzëna rrit rrezikun e autizmit te fëmijët

Konsumimi i kafesë nga gratë shtatzëna rrit rrezikun e autizmit te fëmijët

11:34, 29/03/2024
A+ Aa A-

Hulumtimi i fundit i kryer nga shkencëtarët në Universitetin të Wuhan-it në Kinë sugjeron një lidhje të mundshme midis konsumit të kafeinës gjatë shtatzënisë dhe një rreziku në rritje të çrregullimit të spektrit të autizmit (ASD) tek fëmijët. Studimi, i kryer mbi brejtësit, zbuloi se ekspozimi ndaj kafeinës në mitër çonte në ndryshime në funksionin e trurit që rezultoi në simptoma të ngjashme me autizmin tek fëmijët.

Gratë shtatzëna zakonisht këshillohen që të kufizojnë konsumimin e kafeinës në rreth 200 mg/ditë, që është afërsisht e barabartë me dy filxhanë kafeje. Megjithatë, studimi sugjeron që shumë gra shtatzëna e kalojnë këtë kufi të rekomanduar, duke i vendosur potencialisht fëmijët e tyre në një rrezik më të lartë për autizëm. Studiuesit vunë në dukje se një grua shtatzënë konsumon mesatarisht nga 200 mg/ditë deri në 500 mg/ditë kafeinë, ekuivalente me dy deri në katër filxhanë kafe.

Studimi përfshiu ekspozimin e minjve mbarsë ndaj kafeinës dhe më pas vlerësimin e sjelljes së të vegjëlve të tyre pas lindjes. Minjtë e ekspozuar ndaj kafeinës në mitër treguan një probabilitet më të lartë për të shfaqur sjellje të ngjashme me autizmin, si mosfunksionimi social dhe arsyetimi i dobët hapësinor. Për më tepër, kur të vegjlit u ushqyen me një dietë me yndyrë të lartë pas lindjes, si minjtë meshkuj ashtu edhe femra treguan sjellje tipike të autizmit. Kjo sugjeron që duhet t'u kushtohet vëmendje edhe femrave të ekspozuara ndaj mjediseve të pafavorshme para lindjes.

Studiuesit studiuan gjithashtu efektet fiziologjike të ekspozimit të kafeinës dhe modeleve dietike pas lindjes tek pasardhësit. Ata zbuluan se ekspozimi i kafeinës gjatë shtatzënisë çoi në ndryshime në mikrobiomën e zorrëve dhe funksionimin imunitar tek pasardhësit. Këto ndryshime u shoqëruan me rritjen e inflamacionit, i cili mund të prishë lidhjet e rëndësishme midis qelizave të trurit dhe të kontribuojë në zhvillimin e simptomave të autizmit.

Studimi thekson rëndësinë e shmangies së faktorëve të pafavorshëm mjedisorë, si konsumimi i kafeinës, gjatë shtatzënisë për të reduktuar rrezikun e çrregullimeve neurozhvillimore tek fëmijët. Ndërsa studimi u krye mbi brejtësit dhe jo njerëzit, ai ngre shqetësime për ndikimin e mundshëm të konsumit të kafeinës gjatë shtatzënisë. Nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë lidhjen midis ekspozimit ndaj kafeinës gjatë shtatzënisë dhe zhvillimit të autizmit tek fëmijët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco