Trajton obezitetin dhe… Ja regjimi ushqimor që duhet të ndiqni për të jetuar më gjatë

Trajton obezitetin dhe… Ja regjimi ushqimor që duhet të ndiqni për të jetuar më gjatë

16:53, 28/03/2024
A+ Aa A-

Regjimi ushqimor Nordik, është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në prokuktet lokale të vendeve nordike si Norvegjia, Danimarka, Suedie, Finlanda dhe Islanda.

Ai u krijua në 2004 nga një grup nutricionistësh, shkencëtarësh dhe kuzhinierësh, për të trajtuar obezitetin dhe rregulluar tregun ushqimor në vendet nordike.

Mund të jetë një zgjedhje e mirë nga perspektiva mjedisore, pasi përqëndrohet në konsumin e ushqime që rriten në këto vende dhe kultivohen në mënyrë të qëndrueshme.

Frutat, perimet, produktet e detit, drithërat e plota, arrorët, buka e thekrës, qumështi me pak yndyrë dhe vaji kanola janë baza e këtij regjimi. Në mënyrë të moderuar konsumohet mishi i shpendëve, vezët, djathi dhe kosi.

Rrallë konsumohet mishi i kuq dhe yndyrnat shtazore Ndërsa konsumi i pijeve dhe ushqimeve me sheqer të shtuar, salami, ushqimet e shpejta, përjashtohen.

Regjimi ushqimor nordik është shumë i ngjashëm me atë mesdhetar. Dallimi më i madh është se në vend të vajit të ullirit ekstra të virgjër, nordikët përdorin vajin e kanolës. Edhe pse shumë fruta importohen në këto vende pasi klima nuk lejon rritjen e tyre, përsëri theksi është ushqyerja e shëndetshme.

Cilat janë përfitimet e mundshme në organizëm?

Ushqimi i shëndetshëm shkon përtej humbjes së peshës. Ai mund të çojë në përmirësime të konsiderueshme në shëndetin tuaj dhe të ulë rrezikun e shumë sëmundjeve kronike.

Disa studime kanë ekzaminuar efektet e regjimit ushqimor nordik në shëndet dhe rezultatet janë si më poshtë.

Ul presionin e lartë të gjakut

Në një studim 6-mujor tek njerëzit obezë, u vu re se ky regjim uli presionin e lartë të gjakut. Një tjetër studim 12-javor përforcoi edhe më tepër gjetjet e studimi të parë.

Mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve

Regjimi ushqimor nordik është i pasur me shumë ushqime të shëndetshme për zemrën, por efektet e tyre mbi kolesterolin dhe trigliceridet janë të paqëndrueshme.

Megjithatë, disa studime flasin për një reduktim të lehtë të kolesterolit të keq, faktor i fortë rreziku për sëmundjet e zemrës.

Kontrolli i sheqerit në gjak

Edhe në këtë rast disa studime të kryera për efektet e këtij regjimi në nivelin e sheqernave në gjak, treguan se ai mund të ketë një ndikim të lehtë.

Inflamacioni

Inflamacioni kronik është një nxitës kryesor i shumë sëmundjeve serioze. Studimet mbi regjimin ushqimor nordik dhe inflamacionin japin rezultate të përziera.

A ndihmon në humbjen e peshës?

Disa studime kanë vlerësuar efektet e humbjes së peshës të dietës nordike. Sipas tyre duket se njerëzit humbin peshë në fillim, por pastaj gradualisht e fitojnë atë.

Prandaj është e rëndësishme që mënyra e të ushqyerit të jetë një mënyrë jetese dhe jo vetëm një dietë disa javore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco