Përse duhet të pini ujë me limon në mëngjes?

Përse duhet të pini ujë me limon në mëngjes?

10:06, 21/03/2024
A+ Aa A-

Limoni nxit çlirimin e bikarbonatit të sodiumit në zorrën e vogël duke nxitur tretjen. Uji me limon ju mban të hidratuar dhe përmirëson funksionet e muskujve dhe tretjen.

Athtësia e limonit nxit edhe prodhimin e lëngjeve tretëse dhe qarkullimin e tyre. Limonët kanë një shije të mirë por janë edhe një burim i shkëlqyer i vitaminës C, polifenolëve, antioksidantëve e të tjerë.

Image

Për më tepër, antioksidantët kurojnë organizmin nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Pirja e ujit me limon që në mëngjes i jep trupit antioksidantët e nevojshëm për rigjallërimin e lëkurës dhe freskinë e saj. Uji me limon të bën mirë në çdo orë të ditës. Por mëngjesi ka më shumë rëndësi, më shumë për shkak të ujit se limonit.

Pirja e një gote me ujë në mëngjes ka efekt hidratues pas një nate në gjumë dhe zbut urinë. Ekspertët thonë se trupi në mëngjes është tërësisht i dehidratuar. Duke e nisur ditën me një gotë me ujë me limon, trupi furnizohet me ushqyesit e nevojshëm që e pastrojnë dhe e hidratojnë që në fillim.

Nëse i zëvëndësoni pijet e ëmbëlsuara ose ato me kafeinë me ujë me limon atëherë do të përfitoni më pak kalori dhe më shumë ushqyes të dobishëm. Kjo është një strategji fitimprurëse për trupin dhe trurin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco