Agjencia e OBSH-së ngre alarmin: Rastet me kancer do të rriten me 20% në Europë deri në 2045

Agjencia e OBSH-së ngre alarmin: Rastet me kancer do të rriten me 20% në Europë deri në 2045

13:24, 02/02/2024
A+ Aa A-

Numri i rasteve të reja me kancer në Eurpë pritet që të rritet me 22.5% në dy dekadat e ardhshme. Shifrat janë publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.

Ndërsa, në rang global, numri i rasteve me kancer do të rritet me 55% nga viti 2022 deri në 2045. Më konkretisht, nga thuajse 19.9 milionë raste me kancer që janë raportuar në vitin 2022, në vitin 2045 pritet që të jenë 30.9 milionë raste të diagnostikuara.

Shifrat janë bërë publike disa ditë përpara Ditës Botërore të Kancerit dhe theksojnë nevojën për të adresuar pabarazinë në shpërndarjen e burimeve për ta luftuar sëmundjen.

Ndër faktorët që po kontribuojnë në rritjen e rasteve përfshijnë plakjen e popullsisë, pirjen e duhanit , alkoolin dhe obezitetin, si dhe ndotjen e ajrit.

Aktualisht, rreth një në pesë njerëz zhvillojnë kancer gjatë jetës së tyre, ndërsa rreth një në nëntë burra dhe një në 12 gra vdesin prej tij.

Me rritjen e incidencës së kancerit, vdekshmëria nga kanceri do të rritet gjithashtu nga rreth 9.7 milion njerëz në 2022 në 16.6 milion njerëz globalisht në 2045.

Numri i vdekjeve nga kanceri në Evropë mund të rritet me 32 për qind, sipas analizës. Në Europë, rasti më i shpeshtë i kancerit është ai i gjirit, i ndjekur nga ai i prostatës dhe i zorrës së trashë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco