Lajmi i fundit

Karteli i Sinaloa, lidhjet nga Rumania në Shqipëri/ Liviu Alexa flet për SYRI TV

Përdorimi i suplementeve të vajit të peshkut rrezikon sulmin në tru e zemër

Përdorimi i suplementeve të vajit të peshkut rrezikon sulmin në tru e zemër

13:32, 23/05/2024
A+ Aa A-

Si një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3 të shëndetshme për zemrën, suplementet e përditshme të vajit të peshkut janë një mënyrë popullore për të mbajtur larg rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Rreth 20 për qind e të rriturve mbi 60-vjeç në Shtetet e Bashkuara i përdorin këto produkte me synimin për të mbështetur shëndetin e zemrës.

Megjithatë, një studim i ri zbulon se përdorimi i rregullt i suplementeve të vajit të peshkut mund të rrisë e jo të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru dhe fibrilacionit atrial për herë të parë te njerëzit me shëndet të mirë kardiovaskular.

Fibrilacioni atrial, i quajtur gjithashtu AFib ose AF, është një lloj aritmie, ose rrahje të parregullta të zemrës, që njerëzit shpesh e përshkruajnë si një rrahje në gjoks.

Studimi analizoi të dhënat e mbi 415 mijë personave të moshës 40-69 vjeç që morën pjesë në Biobank, një studim gjatësor i shëndetit të njerëzve në Britani të Madhe. Gati një e treta e tyre, që u përcollën mesatarisht për 12 vjet, thanë se përdornin rregullisht suplemente të vajit të peshkut.

Sipas studimit të publikuar të martën në revistën BMJ Medicine, për njerëzit pa probleme me zemrën, përdorimi i rregullt i suplementeve të vajit të peshkut u shoqërua me një rrezik 13 për qind më të lartë të zhvillimit të fibrilacionit atrial dhe një rrezik pesë për qind më të lartë për të pasur një goditje në tru.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco