Çfarë janë ‘kubet e imunitetit’ që po bëhen viralë në TikTok këtë sezon virozash

Çfarë janë ‘kubet e imunitetit’ që po bëhen viralë në TikTok këtë sezon virozash

11:13, 21/01/2024
A+ Aa A-

Në kulmin e sezonit të virozëve të stinës, mbajtja e sistemit imunitar të fortë është një mision jo gjithmonë i lehtë. Në rrjete sociale, nuk mungojnë tendencat që duket se mbajnë larg ftohjen, gripin, e të tjera viroza që qarkullojnë këtë periudhë.

Në TikTok, një kërkim i shpejtë për "kubet e imunitetit" gjeneron shumë video me qindra mijëra pëlqime. Njerëz të ndryshëm i bëjnë kubet e imunitetit në mënyra të ndryshme, ata priren të kenë të njëjtët përbërës dhe një mënyrë përgatitjeje.

Kubet e imunitetit janë njohur kështu sepse janë kube të ngrirë që ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar dhe shëndetit në përgjithësi, sipas dietologes Frances Largeman-Roth.

@moribyan

Immunity Cubes! I also love buying mini bottles and turning them into immunity shots 🧡 5 minute recipe!

♬ Lo-fi hip hop - NAO-K

A funksionojnë vërtet? Kubet e imunitetit mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Këta janë të gjithë përbërës fantastikë për të mbështetur shëndetin imunitar. Xhenxhefili mund të luftojë të përzierat dhe ka veti anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë në reduktimin e dhimbjeve. Shafrani i Indisë njihet ndër shekuj për përfitimet e tij shëndetësore. Vitamina C, që gjendet te portokalli, limon dhe arra e kokosit ndikojnë direkt në shëndetin tuaj.

Mjalti gjithashtu ka shumë përfitime shëndetësore, si qetësimi i dhimbjeve të fytit dhe shëndeti i mirë i zorrëve falë vetitë e tij prebiotike.

Si t’i bëni kubet e imunitetit? Përzieni një limon (të copëtuar), një lugë çaji shafran i Indisë, një lugë çaji piper të zi, tri copë xhenxhefil të papërpunuar, 1/3 filxhan mjaltë, një portokall (i copëtuar), 1/2 filxhan qumësht kokosi, 1/2 filxhan ujë. Hidhini të gjithë këta përbërës në një grirës, më pas kullojini dhe shtojini te kubat e akullit. Ngrijini dhe më pas i shtoni sipas dëshirës në smoothie, çaj ose ujë të nxehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco