Ushqimet që duhet t’i konsumoni kur keni dhimbje gjatë menstruacioneve

Ushqimet që duhet t’i konsumoni kur keni dhimbje gjatë menstruacioneve

16:12, 09/01/2024
A+ Aa A-

Menstruacionet janë periudha më e keqe e muajit për të gjitha vajzat dhe gratë, prandaj është e kuptueshme nëse konsumoni më shumë çokollatë se zakonisht kur të vjen kjo periudhë e muajit.

Ndonëse mund t’ju duket si ide e mahnitshme kjo për ngrënien e çokollatës, lajmi i keq është se nuk do t’ju bëjë të ndiheni më mirë fizikisht.
Prandaj, në vend të kësaj ju duhet të fokusoheni në konsumimin e ushqimeve të cilat vërtet ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

Më poshtë i keni ushqimet të cilat jua lehtësojnë dhimbjet gjatë menstruacioneve:

Pini më shumë ujë
Përse ju ndihmon? Nëse jeni duke u ndjerë e fryrë, uji do t’ju ndihmojë ta zgjidhni këtë problem. Por, nëse nuk jeni adhuruese e ujit, ju mund të provoni të hani ushqime që përmbajnë lëngje, ose çaj kamomili.

Bëhuni shoqe me bananet, ananasët dhe kiwi-t

Përse ju ndihmojnë këto ushqime? Bananet përmbajnë vitaminë B6 dhe një dozë të shëndetshme të kaliumit, e cila jua lehtëson fryrjen e barkut dhe simptomat e dhimbjeve. Përveç kësaj, ananasi përmban bromelain, enzimë e cila e lufton inflamacionin. Ndërkaq kiwi, i pasur me enzimën që ndihmon t’i tretni më lehtë proteinat.

Më shumë kalcium në dietën tuaj

Përse ju ndihmon kalciumi? Kalciumi ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të barkut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco