Ndërhyrja për të ndryshuar ngjyrën e syve bëhet virale

Ndërhyrja për të ndryshuar ngjyrën e syve bëhet virale

16:58, 08/01/2024
A+ Aa A-

Nuk dëshironi të keni më sy në ngjyrë kafe?

Nëse nuk keni frikë nga rreziqet, duke e përfshirë verbimin, operacioni për ndryshimin e ngjyrës së irisit që është procedura më e fundit virale në internet, mund të jetë për ju.

Procesi, i njohur si keratopigmentim, përfshin përdorimin e një lazeri për të krijuar një kanal në sipërfaqen e kornesë në mënyrë që të vendoset pigmenti, por ekspertët po paralajmërojnë se mund të rezultojë në pasoja të tmerrshme duke përfshirë verbërinë, për të mos përmendur se nuk është aprovuar për përdorim kozmetik.

Kompania franceze New Color postoi pamjet e një pacienteje,e cila ndryshoi sytë e saj kafe në një të kaltër të çelët në një video që shënoi 16 milionë shikime në TikTok.
Shumica e ndjekësve u habitën nga operacioni, duke e konsideruar rezultatin si diçka që mund të arrihej fare thjesht përmes lenteve të kontatit. Të tjerë në fakt e cilësuan ngjyrën e re të syve të vajzës si “të tmerrshme”.

Por një modeleje, kjo procedurë i kushtoi shikimin.

Nadinne Bruna shkoi në Kolumbi për të ndryshuar ngjyrën e syve duke iu nënshtruar një procedure tjetër që përdor një implant silikoni, por humbi 80% të shikimit në syrin e saj të djathtë dhe 50% në të majtin.

Një mjek i Universitetit të Kalifornisë e ka konsideruar këtë ndërhyrje si “të panevojshme” për shkak të rrezikut të ndërlikimeve. Rreziqet e keratopigmentimit, i cili nuk është i aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, përfshijnë humbjen e shikimit, verbërinë, glaukomën dhe inflamacionin e syve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco