A duhet të pini qumësht me banane në mëngjes?

A duhet të pini qumësht me banane në mëngjes?

21:40, 26/12/2023
A+ Aa A-

Qumështi me fruta është një alternativë e mirë për t'u ngopur. Një nga frutat që kombinohet mjaft mirë në shije me qumështin është bananja. Por në të vërtetë, kombinimi i qumështit dhe bananes është i gabuar.

Një kombinim i tillë konsiderohet i dëmshëm për shëndetin. Debatet mbi këtë çështje kanë qenë të vazhdueshme prej vitesh. Ky kombinim mund të jetë i mirë për njerëzit që merren me sportin bodybuilding, ata që duan të shtojnë në peshë dhe që kanë nevojë për energji për kryerjen e një aktiviteti fizik me intensitet të lartë.

Po ashtu qumështi me banane nuk rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga alergjitë apo azma. Një kombinim i tillë nxit formimin e sekrecioneve të cilat më pas shkaktojnë probleme me frymëmarrjen.

Ekspertët gjithashtu besojnë se kombinimi i bananes me qumështin prodhon disa toksina të cilat e bëjnë më të lehtë bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Sipas ekspertëve, të dy produktet duhen konsumuar veçmas dhe në një distancë kohore prej të paktën 20 minutash

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco