Sëmundjet kardiovaskulare nuk po parandalohen

Sëmundjet kardiovaskulare nuk po parandalohen

10:52, 14/12/2023
A+ Aa A-

Parandalimi për sëmundjet kardivaskulare nuk po ecën me nivelet e duhura, ndërkohë që në botë 20 mln njerëz në vit humbin jetën nga to.  E ndërkohë që problemet kardiake janë shkaku kryesor i vdekjeve, rreth 80% e rasteve janë të parandalueshme.

Faktorët kryesore janë hipertensioni, kolesteroli i lartë, regjimi ushqimor jokorrekt, ndotja atmosferike dhe të gjithë janë të modifikueshëm e mund të reduktojnë mortalitetin.

Sipas një raporti që vlerëson statikstikat nga 1990-2022 e  impaktin e riskut ndër këto vite, rezulton se ka një rritje të ndjeshme, pasi në vitin 90 ishin 12 mln humbje jetë, kundër 20 mln që janë sot. Infarkti është shkaku kryesor, ndjekur nga hemoragjia cerebrale dhe iktus ishemik.

Në raport parashikohet që në 2030 kjo shifër të arrijë në 24 mln, me një mesatare prej 66 mjë personash në ditë.

Për këtë, është mjaft e rëndësishme të incentivohen aktivitetet e parandalimit në mënyrë të thellë dhe ku të përfshihen të gjithë aktorët e mundshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco