Virusi sinsicial, Bino: Fëmijët duhen çuar urgjentisht te mjeku

Virusi sinsicial, Bino: Fëmijët duhen çuar urgjentisht te mjeku

20:13, 27/11/2023
A+ Aa A-

Ulja e temperaturave është shoqëruar me rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga viroza të stinës. Mes shumë viruseve në qarkullim, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik pohon se në qarkullim është edhe virusi respirator sinsincial, ose i njohur me termin RSV,  i cili prek kryesisht të vegjlit dhe mund të shkaktojë fatalitet.

“Ka pasur raste, dhe raste të rënda me virusin respirator sinsincial, është një virus që prek fëmijët dhe moshat e reja dhe ato mbi 65 vjeç,” – u shpreh Bino.

 Bino apelon që prindërit të paraqiten menjëherë tek mjeku, që në shenjat e para.

Nisur nga alarmi i dhënë për virusin respirator sinsincial, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, do të përfshijë në punën e tij testimin për këtë virus.

Për t’u mbrojtur nga virusi respirator sinsincial, për të rriturit tashëm është miratuar vaksina dhe Instituti i Shëndetit Publik, po punon për futjen e saj edhe në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco