Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Kujdes nga lodrat me ngjyra! Mjeku: Përmbajnë plumb, i dëmshëm për shëndetin!

Kujdes nga lodrat me ngjyra! Mjeku: Përmbajnë plumb, i dëmshëm për shëndetin!

17:50, 20/11/2023
A+ Aa A-

Festat e fundvitit nuk mund të kuptohen pa dhuratat për fëmijët. Por lodrat shumë ngjyrëshe dhe me shkëlqime vezulluese mund të jenë të dëmshme për të vegjlit, kjo për shkak të nivelit të plumbit që përmbajnë.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti kërkon të bëhet kujdes nga prindërit, pasi vendi ynë nuk ka asnjë kontroll për këtë situatë.

“Ku ndodhet plumbi? Është tek boja që lyhen lodrat. Lodra mund të jetë plastike, dru, po boja me të cilën lyhet mund të ketë përmbajtje plumbi dhe arsyeja pse përdoret është për ta pas lodrën më të bukur. E kuptoni që përkarshi një fasade thjesht për ta pasur më të bukur lodrën, të riskosh shëndetin e fëmijës, nuk bën sens. Kjo është një arsye kyçe për të pasur kontroll në këtë drejtim, për të pasur një veprim ligjor dhe me akte nënligjore në mënyrë që këto të evitohen dhe zhduken”, tha mjeku për Euronews.

Por plumbi nuk gjendet vetëm në lodra, ai është i pranishëm edhe në mjediset e shtëpisë, pikërisht në bojën e mureve. “Në momentin që kjo fillon, pluhuri degradon dhe bën të mundur ekspozimin e njerëzve ndaj saj. Këtu kemi një VKM të vjetër të vitit 2003, që rregullon këtë pjesë dhe thotë nëse ka përmbajtje plumbi mbi 0,155 të thuhet kujdes, përmban plumb dhe të mbahet larg fëmijëve. OK, me këtë bojë lyhet muri, a e mbajmë dot fëmijën larg murit apo pluhurave? Është e pamundur kjo”, shprehet Alimehmeti.

Por çfarë rreziku sjell plumbi në organizëm? “Mund te sjellë probleme të ndryshme, të të gjitha sistemeve, por veçanërisht tek fëmijët mund të shkaktojë probleme të mëdha me prapambetje mendore, çrregullime të sjelljes, probleme me vëmendjen kur të bëhet moshë shkollore, një pjesë e të cilave të evitueshme”, thotë epidemiologu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco