Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

5 gjërat që duhet të bëni për të zvogëluar simptomat e menopauzës

5 gjërat që duhet të bëni për të zvogëluar simptomat e menopauzës

08:57, 18/11/2023
A+ Aa A-

Me siguri që keni dëgjuar të flitet kaq shumë për këtë fazë në jetën e shumë grave: do të vuani nga afshet, do keni rënie flokësh, nuk do e bëni kurrë gjumin e plotë natën etj.
Sipas ekspertëve, shtimi i zakoneve të thjeshta në rutinën e përditshme mund t’ju ndihmojë në menaxhimin e simptomave të menopauzës.

#1 Shtatë minuta stërvitje nëse keni dhimbje kockash dhe kyçesh

Ushtrimet janë thelbësore gjatë menopauzës, sepse kur vezoret ndalojnë së prodhuari estrogjen, kjo jo vetëm që çon në simptoma të tilla si afshet, shqetësime me gjumin dhe marrje mendsh, por rrit edhe rrezikun për sëmundje të zemrës dhe artrit.

#2 Zëvendësoni qumështin e lopës me atë të sojës  

Produktet e sojës përmbajnë fitoestrogjene, të cilat janë përbërës bimorë që imitojnë efektet e estrogjenit në trup dhe kësisoj zbusin simptomat e menopauzës si afshet dhe thatësinë vaginale.

#3 Për të menaxhuar ankthin, bëni një shëtitje 10 minuta

Studimet kanë zbuluar se më shumë se gjysma e grave në menopauzë thonë se vuajnë nga ankthi. Një nga mënyrat më të lehta për të ndihmuar në uljen e gjendjeve me humor të keq është të kaluarit e të paktën 10 minutave larg shtëpisë, duke bërë një ecje për të qenë në kontakt me natyrën apo me njerëzit.

#4 Konsumoni sa më shumë proteina

Një dietë e pasur me proteina është sekreti për të menaxhuar peshën gjatë menopauzës. Mishi pa dhjamë, peshku, mishi i pulës, viçi dhe salmoni kanë proteina me cilësi të lartë që ndihmojnë në një dietë ushqimore të shëndetshme dhe ruajtjen e një peshe trupore normale.

#5 Bëni pushim nga rrjetet sociale për të qartësuar idetë në kokë ose “mjegullën” e trurit

Shumë studime kanë vërtetuar se koha e tepërt para ekranit mund të ndërhyjë në gjithçka, nga cilësia e gjumit te kreativiteti. Mbingarkesa me rrjetet sociale mund të ketë efekt negativ në tru. Jepini pak kohë edhe këtij organi të rëndësishëm që të pushojë dhe “të rindizet” sërish.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco