Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Dielli, deti dhe kirurgjia: Pse Turqia mund të kalojë Francën si destinacionin e dytë më popullor europian për pushime

Dielli, deti dhe kirurgjia: Pse Turqia mund të kalojë Francën si destinacionin e dytë më popullor europian për pushime

11:40, 13/11/2023
A+ Aa A-

Turqia mund të kalojë Francën si destinacionin e dytë më popullor europian për pushime pas Spanjës, pjesërisht falë industrisë së saj të lulëzuar, por "të rrezikshme" të turizmit mjekësor.

Vendi, që ndodhet në Europë dhe Azi, ka parë një rritje të jashtëzakonshme prej 70% të vizitorëve në krahasim me para pandemisë, me 44.6 milionë turistë në vitin 2022. Ky numër pritet të arrijë në 50 milionë vizitorë në vitin 2023, sipas shifrave nga organet e turizmit WTM dhe Tourism Economics.

Turqia ka qenë prej kohësh e njohur për plazhet e saj mahnitëse, por turizmi mjekësor mendohet të jetë një arsye "e vogël, por domethënëse" pas rritjes së fundit të numrit të vizitorëve. Në vitin 2022, vendi priti 1.2 milionë turistë mjekësorë dhe 746,290 janë dyndur tashmë atje në gjysmën e parë të vitit 2023. Transplantimi i flokëve dhe stomatologjia estetike kryesojnë listën e trajtimeve në vend, pasuar nga korrigjimi i syve me lazer dhe operacionet për humbje peshe.

Sipas Shoqatës Turke të Stomatologjisë, deri në 250,000 pacientë të huaj vijnë në vend çdo vit për stomatologji estetike. Shumë kërkojnë procedurën e njohur si "dhëmbët e Turqisë", për të cilën dentistët britanikë po shqetësohen gjithnjë e më shumë. Dr Maurice Johannes, nga klinika Harley Street Smile në Londër, tha: “Ata vendosin kurora që përfshijnë futjen e dhëmbit në rrënjë. Nervat dëmtohen dhe shpeshherë nevojitet trajtim korrigjues.'

Stambolli, i cili pa më shumë se 1.7 milionë vizitorë vetëm në gusht, është një destinacion goxha popullor për meshkujt që kërkojnë transplantim flokësh. Në kirurgjinë e ofruar atje të njohur si nxjerrja e njësisë folikulare, qimet dhe gjëndrat e tyre merren nga pjesa e pasme e kokës para se të rimbillen në vendet pa flokë. Pacientëve u bëhet vetëm një anestezi lokale.

Sipas ABTA (Shoqata e Agjentëve Britanikë të Udhëtimit), Turqia po bëhet gjithnjë e më popullore për turistët britanikë dhe tani ajo është destinacioni i tetë më i vizituar. Zyra e Jashtme thotë se ishte në dijeni të "më shumë se 25 shtetasve britanikë që kanë vdekur në Turqi që nga janari i vitit 2019 pas procedurave mjekësore" dhe paralajmëroi për shpërthime të botulizmit të lidhura me trajtimet për humbje peshe të kryera në Stamboll dhe Izmir në shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco