Kjo është historike: Një medikament mund të parandalojë kancerin e gjirit me 50%

Kjo është historike: Një medikament mund të parandalojë kancerin e gjirit me 50%

22:14, 08/11/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra mijëra gra në Angli mund të përfitojnë nga një ilaç që ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit.

Anastrozoli, i përdorur për shumë vite për trajtimin e sëmundjes, tashmë është licencuar si një opsion parandalues.

Provat e fundit tregojnë se ilaçi mund të zvogëlojë incidencën e kancerit të gjirit me pothuajse 50% në gratë pas menopauzës me rrezik të moderuar, ose të lartë të sëmundjes.

Organizatat bamirëse thanë se ishte ‘një hap i madh përpara’ për gratë me një histori familjare të kancerit në gji.

Rreth 289,000 gra e marrin për trajtim këtë medikament. Po nëse një në katër prej tyre paraqitet për ta marrë si masë parandaluese, mund të ndihmojë në parandalimin e 2000 rasteve të kancerit të gjirit në Angli, gjë që mund t’i kursejë shërbimit shëndetësor 15 milionë paund në kostot e trajtimit. Po edhe shumë vuajtje dhe humbje jetësh.

Çdo grua që frikësohet se ka një rrezik më të lartë se normalja për t`u prekur nga kanceri i gjirit, mund të kontaktojë mjekun e saj të përgjithshëm, i cili mund t’i referojë ato te një specialist për një vlerësim të plotë të rrezikut duke marrë parasysh historinë familjare.

Anastrozole nuk është i mbrojtur me patentë nga asnjë kompani specifike, që do të thotë se më shumë se një kompani mund ta prodhojë atë dhe kështu ilaçi mund të shpërndahet mjaft lirë.

Por ende ekziston rreziku i disa efekteve anësore nga ilaçi, të cilat mund të ngjajnë me simptomat e menopauzës. Më të zakonshmet përfshijnë:

afshet

ndjesia e dobësimit, pafuqisë

dhimbje ose ngurtësi në kyçe

artriti

skuqje të lëkurës

të përziera

dhimbje koke

osteoporoza

depresioni

Pacientët që përjetojnë efektet anësore në mënyrë të shtuar duhet të flasin me mjekun ose farmacistin e tyre.

Anastrozoli vepron duke bllokuar një enzimë të quajtur aromatase për të reduktuar hormonin estrogjen.

Trajtimi merret si tabletë 1 mg, një herë në ditë për pesë vjet. Efekti mbrojtës zgjat me vite pasi një grua ka ndaluar marrjen e ilaçit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco