Udhëzimet e reja të OBSH-së për konsumin e karbohidrateve dhe yndyrave

Udhëzimet e reja të OBSH-së për konsumin e karbohidrateve dhe yndyrave

13:43, 08/11/2023
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nxjerrë udhëzime të reja për konsumin e karbohidrateve dhe yndyrave, duke ndjekur provat më të fundit shkencore.

Udhëzimet e reja për konsumin e karbohidrateve dhe yndyrave fokusohen në parandalimin e shtimit të pashëndetshëm në peshë si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët, por edhe në rekomandimet për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve jo të transmetueshme të lidhura me dietën, si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe lloje të caktuara të kancerit.

Përmbledhja e udhëzimeve të reja sillet rreth kufizimit të marrjes së yndyrës në 30 për qind të marrjes totale të energjisë dhe zgjedhjes së kujdesshme të karbohidrateve 'të mira'.

Fokusi në konsumin e yndyrave dhe karbohidrateve

Përmbledhja e udhëzimeve të reja sillet rreth kufizimit të marrjes së yndyrës në 30% të marrjes totale të energjisë dhe zgjedhjes me kujdes të karbohidrateve 'të mira'. Në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bëhet një dallim i qartë për yndyrnat dhe rekomandohet që jo më shumë se 10 për qind e marrjes totale të energjisë duhet të vijë nga acidet yndyrore të ngopura dhe jo më shumë se 1 për qind nga acidet yndyrore të përpunuara.

Yndyrnat që rekomandohen dhe duhen kufizuar

Yndyrnat e rekomanduara nga OBSH mund të gjenden në ushqime të tilla si peshku, vaji i ullirit, arrat. Yndyrnat për t'u kufizuar, mund të gjenden te mishi, produktet e qumështit, vezët, vaji i palmës ose kokosit. Yndyrnat e përcaktuara si trans-yndyrna (të përpunuara), nga ana tjetër, rrjedhin nga proceset industriale.

Konsumimi i karbohidrateve

Në lidhje me karbohidratet, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon fokusimin në konsumimin e drithërave, frutave, perimeve dhe bishtajave. Mielli i bardhë, ëmbëlsirat dhe produktet industriale duhet të kufizohen. Rekomandohet që të rriturit të konsumojnë të paktën 400 gram fruta dhe perime në ditë dhe 25 gram fibra dietike.

Këshilla për fëmijët

Në veçanti për fëmijët, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon konsumimin e rreth 250 gram fruta dhe perime në ditë për fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç, 350 gram në ditë për grupmoshat 6-9 vjeç dhe të paktën 400 gram në ditë nga mosha 10 vjeç e lart.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco