Mark Hyman: Më të dobët për 10 ditë, dieta 'detox' me 10 lëvizje

Mark Hyman: Më të dobët për 10 ditë, dieta 'detox' me 10 lëvizje

12:32, 04/11/2023
A+ Aa A-

Një rrugë për të detoksifikuar dhe tjetërsuar organizmin tuaj, duke humbur deri në 5 kg në vetëm 10 ditë

Ky është programi i krijuar nga nutricionisti Mark Hyman, drejtor i Qendrës Klinike Cleveland për Mjekësi Funksionale, i njohur në Shtetet e Bashkuara kryesisht për qasjen e saj funksionale, e cila synon në shërimin jo të simptomave të thjeshta, por të të gjithë trupit.

Tani, pas librit të tij të fundit “Dieta e ekuilibrit glicemik”, ai kthehet me “Dieta detox në 10 ditë” (Mondadori), duke na mësuar sesi të rivendosim bilancin glikemik dhe të djegim dhjamin. Duke filluar pikërisht nga mënyra jonë e të ngrënit (dhe madje edhe gatimi).

Ushqimet e ndaluara

Nëse është e vërtetë që ne jemi ajo që hamë, atëherë duhet të pyesim veten se çfarë është me të vërtetë e mirë për ne dhe çfarë jo. Në këtë program, të hartuar dhe testuar shkencërisht nga Hyman, hapi i parë është detoksifikimi i kuzhinës suaj. Eliminimi, domethënë, i të gjithë atyre ushqimeve që na dëmtojnë.

Harrojeni sheqerin dhe kripën dhe në vend të kësaj përqendrohuni te frutat dhe perimet e freskëta (më mirë nëse blini direkt në treg). Me pak fjalë, këshilla e tij e parë është që të përqendroheni te produktet më të natyrshme të mundshme.

Furnizimi

Pasi ta kuptojmë se çfarë është më e mira për të shmangur, atëherë duhet të mësojmë se ku duhet t’i blejmë ato që na nevojiten. Në libër, Dr. Hyman ndihmon ata që dëshirojnë të ndjekin rrugën e tij me një listë shumë të detajuar pazaresh që ndjek produktet natyrore dhe, për rrjedhojë, edhe stinët dhe këshillon të blejë direkt nga tregu.

Çfarë duhet të zvogëloni

Nëse ushqimet me sheqer duhen shmangur tërësisht, është e qartë se edhe doza e sheqerit që është e pranishme në ushqime duhet të reduktohet nëse nuk eliminohet përfundimisht. Por, edhe kafja dhe alkooli nuk janë dy aleatë për të riprogramuar trupin tuaj dhe për të humbur peshë. Rruga e Hyman do t’ju mësojë megjithatë se ka mjete të shkëlqyeshme për një mëngjes të mirë.

Si të revolucionarizoni kuzhinën tuaj

Nëse nuk keni dëshirë apo kohë për të gatuar, ky rrugëtim nuk është për ju. Nuk ka ushqime apo ushqim të përgatitur dhe pastaj në mënyrë të pashmangshme ju duhet të kaloni, të paktën për ato dhjetë ditë, disa kohë në kuzhinë. Por mos u shqetësoni, nuk ka përgatitje shumë të gjata ose të ndërlikuara.

Hyman shkruan: “Nëse dini të lexoni, ju gjithashtu dini edhe të gatuani”. Atëherë kaloni disa orë (ose edhe gjysmë ore) të ditës tuaj në sobë. Libri, në fakt, ofron të gjitha recetat e nevojshme për të ndërmarrë këtë rrugë duke u dhënë mundësinë atyre që kanë më shumë përvojë për të përgatitur pjatat ideale (sidomos në mbrëmje) dhe atyre që, nuk janë shumë të dhënë pas gatimit, pjata më të thjeshta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco