Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Kirurgia Edlira Rehovica: Në 90% të operacioneve të kanceri të gjirit në Shqipëri bëhet heqja totale e gjirit

Kirurgia Edlira Rehovica: Në 90% të operacioneve të kanceri të gjirit në Shqipëri bëhet heqja totale e gjirit

11:05, 01/11/2023
A+ Aa A-

Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të përhapura dhe rastet me këtë lloj sëmundje janë në shtim.

Gjatë një interviste në emisionin "Opinion", kirurgia Edlira Rehovica ka bërë me dije se Shqipëria ka një realitet ndryshe nga vendet e tjera.

Në vendin tonë në 90% të operacioneve bëhet heqja totale e gjirit dhe kjo për shkak se gratë dhe vajzat nuk kontrollohen dhe paraqiten në një situatë shumë të avancuar të sëmundjes.

“E kanë të vështirë të vijnë te mjeku për të bërë kontrollin. Thonë kemi kapur një masë, por nuk na dhimbte, prandaj nuk erdhëm. Formacionet e këqija të gjirit, me disa përjashtime të vogla, nuk dhembin. Janë formacione të vogla që rriten aq gradualisht, duke i hapur vend vetes së tyre saqë nuk të japin asnjë shenjë dhimbjeje.

Në momentin që ti nuk ke asnjë nga këto shenjat thua “s’ka gjë se do kalojë, është një gjëndër qumështi”, se ky është nocioni. Ndërkohë, që gjithë gjiri është një gjëndër. Për rrjedhojë vijnë në faza shumë të avancuara, ku nuk ka nevojë ta prekësh formacionin, por kur gruaja zhvishet ti arrin ta shikosh deformimin që ka krijuar kjo masë te gjiri. 

Gjatë kohës që unë isha në specializim në Itali, në Milano, në 3 muaj kirurgji, lindte nevoja për të kryer një heqje totale të gjirit, të gjitha kirurgjitë e tjera ishin minimale. Ndërkohë, realiteti në Shqipëri është krejt ndryshe! Në 90% të operacioneve je e detyruar që të heqësh totalisht gjirin dhe shumë pak operacione të bësh një kirurgji ruajtëse të gjirit”, ka thënë kirurgia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco