Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm me terapi targetuese inovatore në dermatologji dhe reumatologji

Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm me terapi targetuese inovatore në dermatologji dhe reumatologji

20:50, 30/10/2023
A+ Aa A-

Në datat 28-29 Tetor në Tiranë, u mbajt “Simpoziumi i Parë Ndërkombëtar Rajonal Multidisiplinar mbi spondilitin ankilozant, artritin psoriatik dhe psoriasis”.

Gjatë dy ditëve të konferencës, me mbi 100 pjesëmarrës profesionistë të fushës, u vu theksi mbi përparimet në diagnostikimin e hershëm, trajtimin dhe menaxhimin ndërdisiplinor të këtyre tre patologjive, nga provat klinike në përvojën praktike, duke ofruar një perspektivë gjithëpërfshirëse.

Image

Eminencat ndërkombëtare të dy fushave prezent në këtë event si, Prof. Diamant Thaci (Universiteti Lubeck, Gjermani), Prof. Philip Helliwell (Universiteti i Leeds, Angli) dhe Prof. Kurt de Vlam (Universiteti i Lueven, Belgjikë) paraqitën gjetjet më të fundit mbi alternativat më të reja terapeutike biologjike, të cilat tashmë janë disponibël edhe në vendin tonë, si dhe sidomos orientimin e këtyre profesionistëve në përdorimin më të hershëm të tyre te pacientët, me qëllim arritjen e një rezultati sa më të shpejtë dhe më efektiv.

Kërkimi dhe ekspertiza e profesorëve, si përfaqësues të institucioneve më të larta botërore në përcaktimin e udhëzuesve mbi diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e pacientëve të të dy fushave, do të shërbejnë si një fillesë për orientimet e ardhshme mbi bashkëpunimin, kërkimin dhe praktikën klinike edhe në vendin tonë.

Image

Ditën e dytë u zhvilluan sesione interaktive me pjesëmarjen e ekspertëve ndërkombëtarë edhe nën drejtimin e profesionistëve lokalë. Sesionet përfshinë diskutime të bazuara në raste, ku pjesëmarrësit analizuan dhe diskutuan raste reale të pacientëve, shqyrtimin, si dhe eksplorimin e strategjive të ndryshme të trajtimit dhe proceseve të vendimmarrjes.

Ky shënoi takimin e parë rajonal në fushat e reumatologjisë dhe dermatologjisë me pjesëmarrje të lektorëve ndërkombëtarë dhe hapi siparin e bashkëpunimeve dhe shkëmbimeve të eksperiencave klinike dhe praktike, si dhe vuri theksin mbi rëndësinë e trajtimit sa më të hershëm të pacientëve me alternativat terapeutike biologjike inovatore.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco