Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Ushtrimi që ul kolesterolin, forcon mendjen dhe përmirëson gjumin

Ushtrimi që ul kolesterolin, forcon mendjen dhe përmirëson gjumin

12:55, 27/10/2023
A+ Aa A-

Ne ecim pothuajse gjatë gjithë jetës tonë edhe pse shpesh kërkojmë ta shmangim atë duke  përdorur makinën  për një distancë të shkurtër, por që në fakt mund ta pengojmë veten të jetojmë më mirë.

Kjo sipas shumë studime dhe  sipas shkencëtarëve që bien dakord se vetëm duke ecur nga pak çdo ditë, mund të kemi rezultate spektakolare si në gjendjen tonë fizike ashtu edhe në shëndetin tonë.

Shpresojmë që arsyet e mëposhtme do t'ju motivojnë të vishni këpucët tuaja më të rehatshme dhe të eksploroni lagjet dhe vendet që nuk i keni vizituar kurrë më parë.

Ecja përmirëson gjendjen e shëndetit 

Rregullimi i presionit të gjakut dhe kolesterolit , humbja e peshës dhe zvogëlimi i rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe kancerit janë vetëm disa nga përfitimet shëndetësore të ecjes së përditshme.

Të dhënat e hulumtimit janë veçanërisht interesante, pasi sipas një raporti të posaçëm të Universitetit të Harvardit me titull “ëalking for Health” (Ecja për shëndetin) ecja është më e dobishme në luftimin e sëmundjeve të ndryshme apo shmangien e efekteve të ndryshme negative shëndetësore  në krahasim me çdo metodë tjetër. Për shembull, duke ecur vetëm 2.5 orë në javë ose rreth 22 minuta në ditë, rreziku i sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare reduktohet me 30%.

Përmirëson kujtesën dhe aftësinë njohëse

Nuk janë të pakta studimet që mbështesin se ecja forcon funksionimin e trurit. Provat kërkimore nga viti 2010 në revistën Neurology konfirmuan lidhjen midis ecjes dhe rritjes së lëndës gri në tru. Një studim tjetër nga Universiteti i Virxhinias në Charlottesville zbuloi se ecja zvogëlon rrezikun e demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit tek burrat e moshuar.

Ndihmon në menaxhimin e stresit 

Vetë lëvizja e trupit është një proces stresues, por ecja e përditshme konsiderohet “ilaçi” më i mirë natyral për stresin dhe përmirësuesi më i mirë i humorit. Përfitimet janë të shumta nëse zgjidhni të ecni në natyrë.

Për sa i përket përfitimeve fizike, me ecje arrini pa shumë përpjekje forcimin e muskujve , kyçeve dhe kockave, ndërsa në të njëjtën kohë ushtroni këmbët dhe zonën e barkut si dhe krahët, në rast se përdorni shkop.

Kontribuon në gjumë më të mirë

Sapo të përmirësoni nivelet e stresit tuaj të përditshëm , gjumi do të bëhet i lehtë. Në fakt, sipas gjetjeve të tjera të hulumtimit, gratë e moshës 50 deri në 75 vjeç që ecnin për një orë çdo mëngjes kishin më pak gjasa të kishin pagjumësi në krahasim me ato që nuk ecnin, sipas Fondacionit të Artritit.

Është i sigurt edhe për fillestarët

Për ata që janë të rinj në stërvitje, ecja mund të jetë një shpëtim, pasi sipas Evan Mattheës, profesor i asociuar i shkencës së ushtrimeve dhe edukimit fizik në Universitetin Shtetëror Montclair në Neë Jersey, është ushtrimi kardio më i përshtatshëm për këta njerëz:

"Kjo është e vërtetë sepse ecja është e njohur dhe nuk shkakton frikën përkatëse që shumë mund të ndiejnë për ndonjë stërvitje të re kur të fillojnë", vëren ai. 

Për më tepër, ecja konsiderohet si një nga format më të sigurta të ushtrimeve duke ruajtur disa nga normat më të ulëta të lëndimeve sipas një raporti të Departamentit të Shëndetësisë të SHBA.

Nëse, sigurisht, disa njerëz e kanë të vështirë të ecin edhe për 30 minuta, Evan Mattheës sugjeron që ta ndajnë këtë kohë në copa më të vogla, si për shembull ecja dhjetë minuta si fillim.

Ushtrimi me intensitet 

Nëse jeni në një nivel më të avancuar dhe dëshironi të sfidoni veten, mund të rrisni intensitetin dhe vështirësinë e ecjes. Provoni të alternoni ecjen e ngadaltë me periudha të ecjes më të shpejtë, apo edhe të ecni me pesha të gjymtyrëve në krahë dhe këmbë, por sigurohuni që pesha të jetë e durueshme. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco