Makth i ri? Shkencëtarët kinezë njoftuan: Janë zbuluar 8 viruse të reja!

Makth i ri? Shkencëtarët kinezë njoftuan: Janë zbuluar 8 viruse të reja!

13:32, 26/10/2023
A+ Aa A-

Ndërsa Covid-19 është ende i pranishëm në të gjithë botën, rezultatet e reja të hulumtimit janë të frikshme. Tetë viruse të rinj që i përkasin së njëjtës familje si Covid u zbuluan nga shkencëtarët kinezë në ishullin tropikal të Hainan që mund të infektonin njerëzit.

Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar viruse të paparë më parë në ishullin tropikal të Hainan dhe paralajmëruan se ato mund të infektojnë njerëzit.

Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuar në revistën 'Virologica Sinica', krahu botues i Shoqatës Kineze të Mikrobiologjisë (CSM), janë marrë rreth 700 mostra nga brejtësit që jetojnë në ishullin Hainan.

Hetimi zbuloi 8 viruse të rinj, njëri prej të cilëve i përket së njëjtës familje me Covid.

Shkencëtarët kanë bërë thirrje për më shumë eksperimente mbi viruset për të përcaktuar saktësisht se cilat mund të jenë efektet e tyre tek njerëzit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco