A e dini çfarë është çrregullimi afektiv sezonal dhe si ta dalloni atë

A e dini çfarë është çrregullimi afektiv sezonal dhe si ta dalloni atë

12:47, 26/10/2023
A+ Aa A-

Më pak rreze dielli, ditë më të freskëta, net më të gjata dhe më pak kohë jashtë, mund të ndikojnë në shëndetin tuaj mendor.

Në muajt e vonshëm të vitit dhe veçanërisht ndërsa hymë më thellë në vjeshtë dhe fillojmë të mendojmë për dimrin, shumë njerëz mund të përjetojnë ndryshime të disponimit – gjë që është e zakonshme.

Ekspertët e shëndetit kanë zbuluar pse ndodh kjo, si mund të përballemi me ndryshimet në shëndetin tonë mendor, emocional e fiziologjik dhe si t’i përmirësojmë simptomat dhe disponimin.

‘Bluzi dimëror’, i njohur si çrregullimi afektiv sezonal (SAD), i referohet një lloj depresioni që zakonisht ndodh gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit, kur ekspozimi ndaj dritës natyrore të diellit zvogëlohet.

Ryan Sultan, një studiues dhe psikiatër në Universitetin e Kolumbisë në New York, thekson se është një gjendje e njohur e shëndetit mendor, e karakterizuar nga ndryshime në disponim dhe sjellje që ndjekin një model sezonal – njofton Fox News.

“Derisa shumë njerëz përjetojnë ndryshime më të buta të disponimit gjatë dimrit, SAD përfaqëson një formë më të rëndë dhe klinikisht të rëndësishme të kësaj gjendjeje”, vuri në dukje Dr. Sulltan.

Shkaku i saktë nuk është kuptuar plotësisht, por disa faktorë besohet se kontribuojnë në zhvillimin e tij. Një nga faktorët kryesorë, është ekspozimi i reduktuar ndaj rrezeve të diellit gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit.

Është dielli ai që na sjell energji të bukur dhe momente optimiste energjike që shijojmë gjatë ditëve të ngrohta. Errësira që fillon rreth orës 17:00 pasdite mund të nxisë zhvillimin e depresionit sezonal, pra të ashtuquajturit ‘bluz dimëror’.

Përveç rënies së energjisë dhe disponimit të keq, SAD mund të sjellë edhe një sërë emocionesh dhe gjendjesh të tjera, si shqetësimi i shtuar, lodhja, ankthi, përgjumja, letargjia, përqendrimi i dobët dhe të ngjashme.

Simptomat e çrregullimit afektiv sezonal mund të ndryshojnë për nga ashpërsia, por zakonisht përfshijnë sa vijon:
Ndjenjë e vazhdueshme trishtimi, dëshpërimi ose ankthi

Energji e ulët dhe lodhje e shtuar

Rritja e nevojës për gjumë dhe vështirësi në zgjimin në mëngjes

Dëshira për karbohidrate dhe shtim në peshë

Vështirësi në përqendrim dhe në marrjen e vendimeve

Tërheqja sociale dhe interes i reduktuar për aktivitete

Nervozizëm dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj refuzimit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco