Në prag kulmi të gripit të shpendëve. A duhet të konsumojmë pula? Eksperti Bërxholi: Ja simptomat te njerëzit

Në prag kulmi të gripit të shpendëve. A duhet të konsumojmë pula? Eksperti Bërxholi: Ja simptomat te njerëzit

14:52, 16/10/2023
A+ Aa A-

Gripi i shpendëve, është një infeksion viral që mund të infektojë jo vetëm zogjtë, por edhe njerëzit dhe kafshët e tjera. Shumica e formave të virusit janë të kufizuara te zogjtë.

H5N1 është forma më e zakonshme e gripit të shpendëve. Është vdekjeprurëse për zogjtë dhe mund të prekë lehtësisht njerëzit dhe kafshët e tjera që vijnë në kontakt me një transportues të saj.

Eksperti Kristaq Bërxolli i ftuar në Vila24 tregon më shumë për gripin e shpendëve.

“Gripi i shpendëve ndodh natyrshëm tek shpendët e egër ujorë dhe mund të përhapet tek ato shtëpiake, si pulat, gjelat, rosat dhe patat. Sëmundja transmetohet nëpërmjet kontaktit me fecet e një zogu të infektuar, ose sekrecione nga hunda, goja ose sytë e tyre.

Mishi i pazier mirë i shpendëve ose vezët nga zogjtë e infektuar mund të transmetojnë gripin.

Faktori më i madh i rrezikut për gripin e shpendëve duket të jetë kontakti me zogj të sëmurë ose me sipërfaqe të kontaminuara nga puplat, pështyma ose feçet. Por ndonëse virusi nuk përhapet më lehtësi midis njerëzve, zogjtë e infektuar paraqesin rrezikun më të madh. Ajo që do sugjeroja është në rastet kur kemi informacion që shpendi është i infektuar nuk duhet ta konsumojmë atë”- tha Bërxolli për News24.

Disa nga simptomat e gripit të shpendëve janë:

kollë

diarre

vështirësi në frymëmarrje

ethe (mbi 100,4 ° F ose 38 ° C)

dhimbje koke

dhimbjet e muskujve

rrjedhje e hundës

dhimbje të fytit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco