Kanceri i gjirit: Ndryshimet në thithat e gjirit, të cilave duhet t’u kushtoni rëndësi

Kanceri i gjirit: Ndryshimet në thithat e gjirit, të cilave duhet t’u kushtoni rëndësi

12:47, 16/10/2023
A+ Aa A-

Ashtu si forma e gjirit dhe areola, zona e errët që rrethon thithat, edhe këto të fundit janë ndryshe nga njëri person në tjetrin. Thithat ndryshojnë nga forma, madhësia, ngjyra dhe drejtimi. Disa nga më të zakonshmet janë:

Me gunga: gungat e vogla rreth areolave, të njohura si gjëndrat Montgomery, janë më të dukshme në disa thitha.

Të dala nga jashtë: janë të ngritura dhe dalin nga areolat.

Image

Të futura nga brenda: tërhiqen nga brenda në vend që të dalin jashtë si thithat e ngritura.

Image

Të sheshta: janë në nivelin e areolës, megjithëse mund të ngrihen me stimulim.

 

Image

Me qime: është krejt normale që qimet të rriten rreth thithave dhe disa kanë më shumë.

Image

Shumë të ngritura: qëndrojnë të ngritura, më shumë se thithat e dala nga jashtë, edhe pa stimulim.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco