Dieta mesdhetare për 1 javë të shëndetshme

Dieta mesdhetare për 1 javë të shëndetshme

11:41, 10/10/2023
A+ Aa A-

Për t’ju ardhur në ndihmë të gjitha amvisave, po ju shkruaj një menu për 1 javë të shëndetshme sipas dietës mesdhetare, por e balancuar!

E Hënë -Supë me thjerrëza, sallatë me lakër, karotë, shegë , vaj ulliri dhe bukë integrale.

E Martë -Makarona integrale të ziera me pak vaj ulliri dhe salcë të kuqe sipër me karota- kërpudha-ullinj dhe djathë kaçkavall sipër, sallate me jeshillëqe, portokall dhe qiqra të ziera, vaj ulliri.

E Mërkurë -Sardele në furrë ose në tenxhere me presion me vaj ulliri, rigon, salcë domate, dafinë etj erza dhe sallatë me finok, portokall, ullinj dhe bukë integrale shkruan Shendeti.

E Enjte -Gjellë me fasule, sallatë me rukola, shegë, karotë dhe djathë dhie, vaj ulliri dhe bukë integrale.

E Premte -Mish pule në furrë me kritharaq (makarona të vogla), presh karota dhe sallatë me brokoli, karota të ziera me vaj ulliri.

E Shtunë -Qofte me mish vici në furrë me patate dhe sallatë jeshile, karotë, portokall dhe kastravecë turshi.

E Diel -Peshk i pjekur në furrë me perime me vaj ulliri, sallatë me spinaq, dardha të pjekura të grira, arra të thërrmuara dhe misër, bukë integrale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco