Çfarë thonë për shëndetin njollat e bardha te thonjtë?

Çfarë thonë për shëndetin njollat e bardha te thonjtë?

16:16, 06/10/2023
A+ Aa A-

Leukonika është emri mjekësor i shfaqjes së pikave apo vijave të bardha në thonjtë tanë. Këto pika mund të dalin vetëm në një gisht ose dhe në disa në mënyrë të rastësishme. Shkaktari kryesor i lekonikës është lëndimi i shtratit të thoit.

Këto lëndime mund të ndodhin nëse ju e përplasni apo godisni thoin ose gishtin tuaj. Shfaqja e njollave është një problem shumë i përhapur dhe në shumicën e rasteve i padëmshëm.

Shumë persona të shëndetshëm, në një moment të jetës së tyre u janë shfaqur këto njolla. Për disa, pikat e bardha mund të shfaqen si pikla të përhapura në të gjithë sipërfaqen e thoit. Për të tjerë mund të jetë vetëm një njollë e madhe e bardhë. Por ka dhe shumë shkaqe të tjera që lidhen me njollat e bardha te thonjtë që lidhen me probleme shëndetësore.

Shkaqet dhe sinjalet për shëndetin
Reaksion alergjik
Alergjitë ndaj manikyrit, apo lëndëve që përdoren për heqjen e tij, mund të shkaktojnë njollat e bardha në thua. Përdorimi i akrilikut apo xhelit gjithashtu e dëmton shtratin e thoit dhe mund të rezultojë në shfaqjen e pikate të bardha.

Infeksion myku
Shenja e parë e infeksionit nga myku është një njollë e bardhë në thua. Ky infeksion rritet dhe përhapet në të gjithë thoin.

Lëndim i thonjve
Nëse ju keni përplasur gishtin apo thoin në ndonjë objekt të fortë, kjo sjell krijimin e këtyre pikave të bardha. Por kur ato të jenë shfaqur ju do ta keni harruar incidentin, pasi duhet diku tek 3 javë që ato të dalin në sipërfaqen e thoit.

Mungesë mineralesh dhe vitaminash
Zakonisht lidhet me mineralin e zinkut dhe të kalciumit. Mungesa e këtyre dy mineraleve është parë që sjell formimin e këtyre njollave të bardha. Në lidhje me trajtimin e tyre, duhet të këshilloheni me mjekun.

Pasi siç ndryshon arsyeja e shfaqjes së tyre, ashtu ndryshon dhe trajtimi. Në raste të rralla, këto njolla paralajmërojnë dhe sëmundjet e zemrës apo infeksione të brendshme, prandaj është e rëndësishme që të këshilloheni me mjekun tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco