Hani 1 deri në 2 vezë të ziera në ditë, ja përfitimet

Hani 1 deri në 2 vezë të ziera në ditë, ja përfitimet

11:09, 03/10/2023
A+ Aa A-

Sipas disa hulumtimeve të publikuara disa ditë më parë, ngrënia e 1-2 vezëve të ziera në ditë është një sasi e shëndetshme për shumicën e njerëzve.

Më poshtë janë të radhitura të gjithat përfitimet që sjell konsumimi i vezëve

1.Vezët janë një nga ushqimet më të pasura për sa i përket substances koline dhe për këtë arsye dy vezë në ditë parandalojnë sëmundje të tilla si harresa dhe demencën e hershme.

2.Po ashtu ulja e substancës së luteinës në degjenerimin makular të syrit shkakton humbje të qartë të shikimit. 

Kjo mungesë i hap rrugën edhe çrregullimeve të syrit. 

Për të parandaluar sëmundjet tek sytë që janë të vështira për t'u kthyer, ekspertët rekomandojnë vezët, të cilat janë të pasura me luteinë.

3.Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë sëmundje të pashërueshme në trup. 

Hulumtimi i fundit ka zbuluar se dy vezë të ziera në ditë gjithashtu ofrojnë dozën e plotë të vitaminës D. 

4.Toksiciteti i mëlçisë shkakton dëmtime serioze në lëkurë dhe flokë. 

Për të parandaluar këtë situatë, mëlçia duhet të pastrohet nga toksinat. 

Ekspertët deklarojnë se falë fosfolipideve që përmbajnë vezët do të pastrohen të gjitha toksinat në trup si dhe mëlçia. 

5.Gjithashtu vonon plakjen, pasi dy vezë në ditë rinovojnë shtresën e dermisit të lëkurës.

6.Nivelet e kolesterolit të keq rrisin akumulimin e yndyrës në enët e gjakut, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të tilla si sulmi në zemër, goditje në tru dhe presioni i lartë i gjakut. 

Substanca më efektive që redukton këto yndyrna dhe kolesterol janë acidet yndyrore omega-3. 

Duke qenë se vezët janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore, konsumimi i 2 vezëve në ditë redukton këto rreziqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco