Hekur, kalium, vitamina, i ka të gjitha! Pastron zorrët dhe rregullon sheqerin në gjak

Hekur, kalium, vitamina, i ka të gjitha! Pastron zorrët dhe rregullon sheqerin në gjak

10:05, 23/09/2023
A+ Aa A-

Njihet si angjinarja e Jeruzalemit dhe është një zhardhok me formë të çuditshme që kthehet në raftet tona mes "perimeve të harruara".

 Këto zhardhokë mund të përgatiten dhe konsumohen në mënyra të ndryshme, të ngjashme me patatet. Mund të piqet, të zihet, të bëhet pure dhe madje të hahet i papërpunuar në sallata.

Gjithashtu angjinarja e Jeruzalemit është një burim i mirë i fibrave dietike, veçanërisht inulinës.

Insulina është një fibër prebiotike që mund të nxisë rritjen e baktereve të dobishme të zorrëve, duke ndihmuar shëndetin e tretjes dhe potencialisht duke rritur përthithjen e lëndëve ushqyese. 

Këta zhardhokë përmbajnë pak kalori, duke i bërë ato një opsion praktik për individët që kërkojnë të menaxhojnë kilet e tepërta.

Ajo përmban dhe një sërë vitaminash dhe mineralesh, duke përfshirë kaliumin, hekurin dhe vitaminën B1 (tiaminë). 

Disa kërkime tregojnë se inulina në angjinaret e Jeruzalemit mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, duke i bërë ato potencialisht të dobishme për njerëzit me diabet. 

Kaliumi në angjinaret e Jeruzalemit është thelbësor për ruajtjen e presionit të gjakut dhe funksionit kardiovaskular. 

Vlen të përmendet se angjinarja e Jeruzalemit, për shkak të përmbajtjes së lartë të inulinës, mund të shkaktojë gazra dhe shqetësime në tretje te disa njerëz, veçanërisht kur konsumohet në sasi të mëdha. 

Dhe nëse po e provoni për herë të parë, është mirë të filloni me porcione të vogla për të parë se si reagon trupi juaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco