Para apo pas Dreke? Ja kur duhet t’i hani frutat

Para apo pas Dreke? Ja kur duhet t’i hani frutat

14:46, 22/09/2023
A+ Aa A-

Në shumicën e  familjeve shqiptare, ngrënia e frutave pas ushqimit është thuajse një traditë që zbatohet me përpikmëri.

Ka shumë prej tyre që preferojnë frutat pas drekës apo darkës, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se fruti teknikisht nuk është një ëmbëlsirë, ndaj duhet ngrënë përpara ushqimit.

Duhet të jemi të informuar për kohën perfekte të konsumimit të tyre pasi, koha e ngrënies së tyre është e një rëndësie thelbësore për marrjen e ushqyesve dhe vitaminave.

Ja se cila është koha e duhur për t'i konsumuar ato:

Ngrënia e frutave në drekë

Prindërit na kanë mësuar se ëmbëlsirat hahen në fund të ushqimit dhe jo në fillim.

Por shumë njerëz besojnë se për të shmangur problemet me tretjen, e mira e të mirave është që frutat dhe ëmbëlsirat të hahen përpara ushqimit, sepse përpos të tjerave do të ndiheni më të ngopur.

Kjo është e vërtetë. Nëse zgjidhni të hani fruta pas drekës, atëherë duhet të dini që do të shtoni dozën e kalorive.

Kjo nuk ju vjen në ndihmë nëse po përpiqeni të bini në peshë.

Nga pikëpamja ushqimore, ngrënia e frutave në drekë, nuk ju ndihmon aspak të humbni kilogramët e tepërt. E njëjta gjë vlen edhe për gjatë ditës.

Frutat përshpejtojnë metabolizmin, por kjo ndodh vetëm nëse jeni aktivë.

Nëse qëndroni shtrirë në divan ose në shtrat, metabolizmi punon ngadalë, pavarësisht sasisë së frutave që ju konsumoni.

Darka është periudha më e keqe për të ngrënë fruta.

Shumica e ushqyesve humbasin gjatë tretjes dhe si pasojë e fermentimit të sheqernave. Ja përse disa njerëz ndihen keq kur hanë fruta pas darkës.

Edhe ngrënia e frutave sa herë të dëshironi gjatë ditës, nuk është e këshillueshme. Frutat përmbajnë fruktozë të cilën trupi e kthen në glukozë dhe energji.

Nëse nuk e harxhoni energjinë, atëherë do të vuani pasojat e kilogramëve të tepërt.

Frutat duhen ngrënë në mëngjes

Nëse hani fruta në mëngjes, do të pajiseni me një dozë të shëndetshme energjie natyrale. Metabolizmi funksionon shumë mirë deri në drekë.

Nëse hani një mollë, portokall, luleshtrydhe apo dardhë në mëngjes (bashkë me ushqime të tjera të shëndetshme sigurisht) do të digjni më shumë kalori se në rastin e të pirit vetëm një filxhan kafeje.

Por frutat mund t’i hani edhe gjatë pasdites, atëherë kur ju bien bateritë dhe keni sërish shumë punë për të bërë ose për të shkuar në palestër.

Frutat janë një përbërës thelbësor i një regjimi të shëndetshëm ushqimor, për sa kohë i hani në kohën e duhur. Çdo gjë varet nga organizmi dhe sasia e frutave që konsumoni.

Nëse dëshironi të konsumoni disa kokrra rrush në mbrëmje, nuk ka arsye për t’u shqetësuar por shmangni alternativat më të rënda për stomakun siç është banania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco